Pyetja: çfarë gjykimi ka nëse zbulohet auretit i namazliut?
Përgjigjja: kjo bën pjesë tek njëri prej rasteve (të mëposhtëm):
- Rasti i parë: nëse bëhet me qëllim, namazi prishet; qoftë ky zbulim i paktë apo i shumtë, për një kohë të gjatë apo të shkurtë.
- Rasti i dytë: nëse bëhet pa qëllim dhe është (zbuluar) pak, atëherë namazi nuk prishet.
- Rasti i tretë: nëse bëhet pa qëllim dhe është zbuluar një pjesë e madhe, mirëpo për një kohë të shkurtë; si p.sh. nëse fryn erë gjatë kohës kur është në ruku dhe ai zbulohet, mirëpo mbulohet menjëherë; mendimi më i saktë është se namazi nuk prishet, sepse e ka mbuluar (auretin) menjëherë dhe nuk është zbuluar me qëllim. Allahu i Lartësuar ka thënë:
فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُم
“Frikësohuni Allahut sa të keni mundësi.” Et-Tegabun: 16.
- Rasti i katërt: nëse bëhet pa qëllim dhe (zbulimi) është i madh dhe këtë e kupton pas një kohe të gjatë, saqë e kupton në fund të namazit; mbulimi i auretit është kusht prej kushteve të namazit dhe më së shumti ky ka qenë neglizhues dhe i shkujdesur.
Allahu është më i Dituri!
Burimi: Mexhmu’ul fetaua vll. 12 tema: mbulimi auretit.
Përktheu: Besmir Cacani