Pyetja: cila është këshilla juaj – Allahu ju ruajttë – për atë person i cili thotë se kundërpërgjigjja ndaj kundërshtarit shkakton përçarje mes muslimanëve, mirëpo është për detyrë që të heshtet ndaj gabimit në mënyrë që muslimanët të bashkohen?
Përgjigjja: kjo nuk është e saktë! Kjo është e kotë! Madje është gabim, d.m.th. duhet bërë sqarim dhe nuk duhet lënë. Sa i përket çështjes së lënies sepse kjo gjë shkakton përçarje, atëherë përçarja ka ardhur prej kundravajtjeve dhe daljes nga rruga e drejtë, andaj është për detyrë që të sqarohet e vërteta dhe kundërpërgjigjja ndaj kundravajtësit. Nëse ai që ka bërë gabim nuk është prej bidatçive, mirëpo është prej Ehli Sunetit – dhe ka bërë gabim – atëherë ai këshillohet dhe tregohet i butë me të, sepse qëllimi është ndreqja.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani