REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Akide • Menhexh • Shenjat e bidatçive dhe trajtimi i tyre

Gjykimi i sharjes, ofendimit dhe talljes së bidatçive – Grup dijetarësh

Shejh Rabi’ el Medkhali

 

Pyetja: a na lejohet të shajmë atë që e kanë sharë dijetarët?

Përgjigjja: sharje jo, nuk e shan. Mirëpo, nëse është shpallur bidatçi dhe është nevoja që të sqarohet gjendja e tij si këshillë për njerëzit, atëherë sqaro! Thuaj: filani është bidatçi, filani ka këtë gjë!

Allahu ju begatoftë!

Kurse sharje jo, nuk e shan. Nëse dijetari e ka sharë, ti mos e shaj! Nëse e ka gjykuar me gjykim që është meritor për të dhe, shikon që njerëzit dëmtohen prej tij, atëherë ti duhet të sqarosh gjendjen e tij, në mënyrë që njerëzit të ruhen dhe shpëtojnë nga e keqja që ka. Kurse sharje jo, nuk bën dobi.

 

Burimi

 

Shejh Salih el Feuzan

 

Pyetja: çfarë gjykimi ka tallja me bidatçitë për shkak të bidateve dhe trillimeve që  kanë?

Përgjigjja: tallja me njerëzit nuk lejohet, edhe nëse bëhet fjalë për mosbesimtarë. Përqeshja e tyre nuk lejohet. Mirëpo, falenderon Allahun për mirësitë, për udhëzimin dhe merr mësim [nga gjendja] e njerëzve; nuk i tall dhe nuk i përqesh njerëzit.

 

Burimi

 

Shejh AbdulMuhsin el Abbad

 

Pyetja: çfarë gjykimi ka sharja e bidatçive me fjalë të këqija dhe tallja me ta nëpër mimbere?

Përgjigjja: fjalët e këqija dhe të shëmtuara, kjo nuk duhet. Muslimani nuk flet me fjalë të ndyta dhe të shëmtuara, mirëpo e ka të mundur që gjendjen e tyre ta sqarojë, d.m.th. në mënyrë që njerëzit të ruhen dhe mos të mashtrohet (nga bidatçitë) njeri. Kurse, sa i përket përdorimit të fjalëve të shëmtuara, të këqija dhe të ndyta, me të cilat kalohen kufinjtë, kjo nuk lejohet.

 

Burimi

 

Përktheu: Besmir Cacani