REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Rreth revistës

بسم الله الرحمن الرحيم

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmshirshmit, Mëshirëplotit.

Lavdi Allahut, Krijuesit Fuqiplotë, salavatet dhe selamet e Tij qofshin mbi Pejgamberin tonë dhe Vulën e Pejgamberisë, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, familjen dhe shokët e tij.

Më pas:

Përpara duarve tuaja është revista elektronike “Medina”, e cila me trajtën e saj bashkëkohore, synon dëlirjen e muslimanëve nga gjërat e huaja dhe keqkuptimet që kanë rreth Islamit, po ashtu edukimin e tyre sipas mësimeve të Kuranit dhe Sunetit, ashtu siç janë kuptuar nga Selefu es-Salih (brezat e parë të devotshëm).

Në këtë revistë do të keni mundësinë të gjeni të përkthyer artikuj nga dijetarë eminentë, në shkenca të ndryshme, si: Akidja, Tefsiri, Hadithi, Fik’hu etj.

Në faqen zyrtare gjithashtu do të keni mundësi të përfitoni edhe nga ligjërata të dijetarëve të përkthyera në shqip, apo nga ligjëratat e mbajtura në gjuhën shqipe nga hoxhallarët që kujdesen për faqen dhe revistën.

 

E lusim Allahun e Lartësuar që këtë vepër ta bëjë të sinqertë dhe të pranuar. Lutja jonë e fundit është: lavdi Allahut, Zotit të krijesave.