REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi për lajmërimin e kohës së eklipsit – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: nëse astrologët përmendin se eklipsi i Diellit do të ndodhë në filan orë, a i takon imamit të lajmërojë të tjerët për orarin e eklipsit në mënyrë që të prezantojnë, apo mos t’i lajmërojë derisa të bëhet eklispi?

Përgjigja: ajo që mendoj, është që mos t’i lajmërojë, dhe gjithashtu mos të përhapë lajmin nëse e merr vesh, pasi po ta marrin vesh më herët njerëzit, nuk do t’i kushtojnë shumë rëndësi, dhe do ta konsiderojnë sikur dalja e hënës. Eklispi është frikë dhe friksim, ndërsa namazi i tij është namaz frike, nuk është sikur namazi i Bajramit që është namaz shendi dhe gëzimi që të lajmërohet për të, andaj fshehja e lajmit të eklipsit është shumë herë më parësore sesa lajmërimi i tij.

Kjo është ajo që mendojmë lidhur me këtë çështje, dhe kështu mendon edhe shejhu ynë AbdulAziz ibën Baz. Padyshim që është më parësore, dhe për këtë i vëren njerëzit tani që shkojnë për në namazin e eklipsit, dhe sikur ata po shkojnë për në namaz Bajrami. U bë eklipsi dhe erdhën të falen, mirëpo nuk gjen atë frikën e madhe që kemi arritur (dhe e kemi parë). Njerëzit më përpara vinin duke shpejtuar në xhami, qanin, dhe xhamia kishte zhurmë nga të qarët. Kurse sot, është bërë sikur të ketë dalë hëna e Bajramit, dhe njerëzit vijnë për t’u falë.

Për këtë mendoj se nuk duhet lajmëruar, dhe mos të përhapet nëse njeriu dëgjon për të, në mënyrë që njerëzve t’u vijë papritur, dhe të frikësohen prej Allahut azze ue xhel-le.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani