Pyetja: kam lexuar në disa libra të jetës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, se xhaxhai i tij Ebu Lehebi dënohet çdo ditë nga Allahu, mirëpo ditën e hënë të çdo jave nuk dënohet. Arsyeja është – sipas transmetimit të librit – se kur u përgëzua Ebu Lehebi për djalin e Abdullah ibën Abdulmuttalibit, d.m.th. për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ai u gëzua shumë. Sa është i saktë ky transmetim o shejh i nderuar?
Përgjigjja: nuk di të ketë bazë, nuk di që ky transmetim ka bazë, madje Ebu Lehebi është prej njerëzve më të poshtër.
تَبَّتْ يَدَا أَبِي لَهَبٍ وَتَبَّ
“Ju thafshin duart Ebu Lehebit, dhe iu thánë!” El Mesed: 1.
Allahu na ruajtë!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani