Pyetja: Ka prej njerëzve që argumentohen për lejimin e daljes kundër prijësit, me daljen e Abdullah ibën Zubejrit kundër Haxhaxhit dhe të Husejnit radijAllahu anhu ndaj Jezidit. Sa është i saktë ky argumentim, Allahu ju begatoftë?
Përgjigjja: Abdullah ibën Zubejri nuk ka dalë kundër prijësit, sepse pas vdekjes së Jezidit nuk ka qenë e përcaktuar prirja. Abdullah ibën Zubejri ka dalë në periudhën kur muslimanët nuk kishin një prijës të përgjithshëm. Ai është sahab fisnik dhe muxhtehid, radijAllahu anhu. Ai nuk ka dalë kundër prijësit të përgjithshëm të muslimanëve.
Kurse në lidhje me Husejnin radijAllahu anhu, atë e mashtruan, sepse shijat e thirrën dhe e tradhëtuan. E kërkuan që ta mashtrojnë dhe kur e futën në kurth, e braktisën. Husejni radijAllahu anhu është vrarë i mashtruar.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani