Pyetja: është shfaqur në ekranin e televizorit një dijetar i cili pyetej rreth festimit të përvjetorit të martesës dhe, u përgjigj duke thënë se nuk ka problem, përderisa kjo festë nuk merr trajtë fetare?
Përgjigjja: festimi i festave si ajo e nënës, përvjetori i martesës, apo një tjetër; këto janë kundravajtje, shpikje dhe bidate të pabaza!
Të festosh martesën, si për shembull duke bërë gostinë e martesës kur e merr gruan apo bën aktin martesor, nuk ka ndonjë problem. Sa i përket festimit të përsëritur në një natë të caktar, sa herë që kalon viti duke bërë festë çdo vit, kjo gjë është kundravajtje, është bidat i shpikur nga njerëzit që nuk ka bazë.
Këtu bën pjesë edhe festimi i ditëlindjes kur fëmija rritet një vit; ditëlindja e filanit, ditëlindja e filanit, këto janë marrë nga të krishterët, çifutët dhe të ngjashëmve me ta prej armiqve të Allahut. Kjo gjë nuk lejohet dhe është kundravajtje!
Ai që ka dhënë fetva se lejohet ka gabuar, qoftë kur ka emërtim fetar apo jo fetar. Një gjë e caktuar mund të jetë adhurim, po ashtu mund të mos jetë adhurim, mirëpo është e ndaluar, për shkak se përmban përngjasim me armiqtë e Allahut! Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem thotë: “Kush i përngjason një populli, atëherë ai është prej tyre.”
Andaj, neve nuk na lejohet t’i përngjasojmë mosbesimtarëve në festat e tyre.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani