REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Familja

Metoda e saktë e mësimit të fëmijëve – Shejh Ubejd el Xhabiri

Pyetësi: Allahu ju begatoftë o shejhu ynë! Pyetja e dhjetë në këtë takim, thotë: një motër pyet e thotë: kam filluar t’i mësoj vajzës time “Tre parimet” dhe ajo është shtatë vjeçe. Unë përpiqem t’ia shpjegoj asaj përgjithësisht kuptimim e librit, mirëpo nuk e kupton; çfarë këshilloni në mësimin e akides për vajzën time, dhe cila është metoda e saktë për mësimin e fëmijëve.

Përgjigjja: Allahu të begatoftë ty dhe vajzën tënde, na ruajtë ne, ty dhe atë me Sunet.

Them o bija ime: Allahu nuk i ngarkon njerëzit mbi mundësitë e tyre.

Tani për tani mjaftohu t’ia mësosh përmendësh librat e vegjël, përderisa është në moshën e dallimit (nga 7 deri në pubertet). Ajo gati sa nuk kupton fare, e kështu është pjesa më e madhe e fëmijëve në këtë moshë; nuk kuptojnë. Mësimi përmendësh është më i lehtë për ta.

Më pas, mësoji si të falet, e para namazit mësoji si të marrë abdes. Mësoje me moralet e mira dalngadalë. Kur të rritet dhe të kuptojë, jepi asaj një shpjegim të përgjithshëm.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani