REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraBidate

Të gjitha bidatet janë të këqia dhe nuk duhet neglizhuar ndaj tyre – Shejh Salih el Feuzan

Bidatet janë të ndryshme, mirëpo të gjitha janë të këqia dhe nuk duhet neglizhuar ndaj tyre. Nuk duhet thënë se “ky bidat është i vogël”! Ndaj bidatit nuk duhet neglizhuar, sepse bidati është sikur shkëndija e zjarrit; po të lihet, ajo djeg çfarë ka përreth, ndërsa po të fiket menjëherë, njerëzit ruhen nga e keqja e tij. I tillë është edhe bidati.

Muslimanët duhet të ruhen nga bidatçitë dhe mos të kenë mendim të mirë për ta, apo të mashtrohen me çfarë duket nga paraqitja. Disa thonë se “ata janë njerëz që bëjnë adhurim, pendim, që të prekin në zemër, që bëjnë dhikër”.

Përderisa ata janë bidatçi, ti mos u mashtro me ta.

Shoqërimi yt me gjynahqarët sikurse thotë shejhu.. shoqërimi yt me gjynahqarët – me gjithë rrezikun që përmban – është më i lehtë sesa të shoqërohesh me bidatçitë.

Andaj, mos u shoqëro me bidatçitë dhe mos neglizho (mos bëj lehtësime) lidhur me ta.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani