Thotë pyetësi: cili është rregulli lidhur me marrjen (e dijes) nga librat e bidatçive dhe epsharakëve?
Përgjigjja: dituria nuk merret prej librave të bidatçive dhe epsharakëve, mirëpo merret prej librave të Ehli Sunetit, e ato janë të shumta – lavdi Allahut – dhe në to ka mirësi të madhe. Mos iu afro librave të bidatçive, përveç nëse ke për qëllim t’i refuzosh (t’i kundërpërgjigjesh) dhe të hedhësh poshtë çfarë ka në to, atëherë kjo është diçka e mirë. Po!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani