REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Dyshimi në namaz – Shejh Muhamed el Uthejmin

Dijetarët kanë thënë se: dyshimeve nuk u kushtohet rëndësi në tre raste:

I pari: kur është dyshim i pabazë, në këtë rast hidhet poshtë dhe nuk i kushtohet rëndësi fare.

Së dyti: kur ka dyshime të shpeshta dhe sa herë që njeriu merr abdes, dyshon, sa herë që falet, dyshon, sa herë që bën një vepër, dyshon. Edhe në këtë rast, kjo duhet hedhur tutje dhe mos të merret parasysh.

Së treti: kur dyshimet vijnë pas përfundimit të adhurimit, nuk duhet kushtuar rëndësi, përderisa njeriu nuk është i sigurtë për të. Shembull i kësaj: nëse pas dhënies së selamit dyshon a ka falur tre apo katër rekate në një namaz që është me katër rekate, atëherë nuk i kushton rëndësi këtij dyshimi, sepse adhurimi është përfunduar, përveç nëse është i sigurtë se ka falur tre rekate, atëherë ngrihet dhe fal rekatin e katërt, përderisa ka kaluar kohë e shkurtë, pastaj bën sehvi sexhde pas selamit. Nëse ka kaluar kohë e gjatë, atëherë e përsërit të gjithë namazin nga fillimi.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua ue rasail 14/90.

Përktheu; Besmir Cacani