REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Hadith

Domethënia e Sunetit në aspektin gjuhësor dhe atë terminologjik – Shejh Abdullah el Buhari

Suneti o miq të dashur, nga ana gjuhësore përdoret dhe është për qëllim rrugëtimi, i mirë apo i keq qoftë.

Suneti gjithashtu përdoret për të treguar metodën e mirë apo të keqe dhe është marrë nga fjala “es-Sunen” që do të thotë rrugë. Kjo është domethënia nga aspekti gjuhësor.

Kurse nga aspekti terminologjik, sipas shumicës së Ehlul Hadithit, Sunet është: çdo fjalë, vepër, miratim, cilësi trupore apo morale që i përkatësohet Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani