REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

A lejohet duaja në gjuhë tjetër veç arabishtes gjatë namazit? – Shejh Salih el Feuzan

Thotë: shejh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses: a i lejohet namazliut që të bëjë dua në sexhde apo pozicione të tjera të namazit, në gjuhë tjetër veç arabishtes?

Përgjigjja: edhe namazin dëshironi ta ndryshoni dhe të sillni gjuhë të huaj?! Kjo nuk lejohet, përveç atij njeriu që nuk e di arabishten. Kush nuk di arabisht, atëherë bën dua në gjuhën e tij, ndërsa ai që di arabisht, atëherë nuk i lejohet të bëjë dua në një gjuhë tjetër gjatë namazit. Po!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani