REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaRuajtja nga gjynahet

Paralajmërim nga dënimi i gjynaheve – Shejh Salih el Feuzan

Lavdi Allahut, i Cili sprovon robërit e Tij me fatkeqësi që ata të pendohen tek Ai nga gjynahet. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut të vetëm e të pashoq, Ai është i Gjithëdituri i fshehtësive dhe Falësi i gjynaheve, po ashtu dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i dërguari i Tij, që ka paralajmëruar umetin e vet nga shkaqet e shkatërrimit dhe i ka sqaruar rrugën e shpëtimit. Salavatet dhe selamet qofshin për të, për familjen dhe shokët e tij, të cilët frikësoheshin nga gjynahet e tyre më shumë sesa nga armiku.

Më pas: o njerëz! Frikësohuni Allahut të Lartësuar dhe ruhuni dënimit të Tij, sepse dënimi i Tij është i dhëmbshëm. Mos u bëni të çorientuar se Allahu është i butë, sepse Ai jep afat po nuk harron. Dijeni se ju sprovoheni për shkak të gjynaheve tuaja dhe kalimit të kufijve.

وَمَا أَصَابَكُم مِّن مُّصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَن كَثِيرٍ

“Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë.” Esh-Shura 30.

Sa popuj janë shkatërruar, sa shtete kanë rënë, sa mirësi kanë ikur dhe sa fatkeqësi kanë rënë për shkak të gjynaheve dhe gabimeve.

ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ لَمْ يَكُ مُغَيِّرًا نِّعْمَةً أَنْعَمَهَا عَلَىٰ قَوْمٍ حَتَّىٰ يُغَيِّرُوا مَا بِأَنفُسِهِمْ ۙ وَأَنَّ اللَّهَ سَمِيعٌ عَلِيمٌ

Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre (nga bindja në mosbindje). Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka.” El Enfal 53.

Vërtet fatkeqësitë që ndodhin mes jush dhe përreth jush janë qortuesi dhe paralajmëruesi më i madh. Allahu i ka tërhequr vëmendjen robërve të Tij që të marrin mësim nga fatkeqësitë e të tjerëve, në mënyrë që të ndreqin punët e tyre dhe t’i korigjojnë ato, përndryshe mbi ta do të bien fatkeqësi që kanë parë dhe dëgjuar tek të tjerët. Allahu i Lartësuar thotë:

أَلَمْ يَرَوْا كَمْ أَهْلَكْنَا مِن قَبْلِهِم مِّن قَرْنٍ مَّكَّنَّاهُمْ فِي الْأَرْضِ مَا لَمْ نُمَكِّن لَّكُمْ وَأَرْسَلْنَا السَّمَاءَ عَلَيْهِم مِّدْرَارًا وَجَعَلْنَا الْأَنْهَارَ تَجْرِي مِن تَحْتِهِمْ فَأَهْلَكْنَاهُم بِذُنُوبِهِمْ وَأَنشَأْنَا مِن بَعْدِهِمْ قَرْنًا آخَرِينَ

A nuk e shohin ata se sa breza i kemi zhdukur para tyre?! Ata ishin njerëz që i kishim dhënë më shumë pushtet në tokë sesa ju kemi dhënë ju (mekasve)? Ne u sollëm atyre shira të bollshëm dhe bëmë që të rrjedhin lumenj nëpër viset e tyre; por, për shkak të gjynaheve të veta, i shfarosëm dhe, më pas, krijuam breza të tjera.” El En’am 6.

Po! Në këtë tokë ka patur breza përpara jush që kishin fuqi trupore, pasuri dhe pushtet që nuk paramendohen, mirëpo kur ata e kundërshtuan Zotin e tyre dhe u treguan të pabindur ndaj urdhërit të Tij, i zhduki dhe i shkatërroi të gjithë.

فَتِلْكَ بُيُوتُهُمْ خَاوِيَةً بِمَا ظَلَمُوا ۗ

“Ja shtëpitë e tyre të rrënuara, për shkak të këqijave që bënin.” En-Neml 52.

Dënimet e gjynaheve janë të llojllojshme. Ato mund të jenë të përgjithshme për shoqëritë, që zhdukin njerëzit dhe shkatërrojnë vendet, siç i ka ndodhur popujve mosbesitare sikur populli i Nuhut dhe brazave pas tyre, tregimet e të cilave mund t’i lexoni në Librin e Allahut. Ato gjithashtu mund të jenë veçanta për një fis, apo familje, apo një person siç e shikoni dhe vetë mes jush, siç dëgjoni rreth jush për fatkeqësitë e papritura dhe katastrofat e frikshme që bien; si tërmetet shkatërruese që prishin krahinat, duke mbetur të vrarë me mijëra dhe me mijëra të tjerë mbesin pastrehë, pa shtëpi, pa ushqim dhe pa pije. Ndërtesat prishen dhe qytetet rrafshohen.

Po ashtu, prej fatkeqësive që ndodhin janë luftërat që shkatërrojnë tokat dhe familjet; gratë bëhen vejusha, fëmijët bëhen jetima, ndërsa frika bën fole në zemra.

Prej fatkeqësive janë edhe përmbytjet që mbysin tokat, të mbjellat dhe i japin fund prodhimit.

Fatkeqësi janë dhe ato që godasin frutat dhe të korrat, duke i prishur dhe ndalur prodhimin e tyre.

Fatkeqësi janë edhe zjarret që bien nëpër depot, në magazinat me mall dhe pasuri që pronarët e tyre i kanë ruajtur, duke menduar se nuk i gjen gjë.

Fatkeqësi janë aksidetet rrugore, ato detare dhe ajrore. Një anije mbytet bashkë me njerëzit që janë brenda, një avjon bie dhe me qindra vdesin, nga një makinë aksidentohen me dhjetëra, shtëpi që shemben me gjithë njerëz brenda duke shpëtuar vetëm pak prej tyre. Ata ndoshta janë tubuar për të festuar një rast, kanë shfaqur gëzimin duke bërë diçka të ndaluar, mirëpo fatkeqësia dhe belaja ranë mbi ta, duke e kthyer e gëzimin në hidhërim, tubimin në shkapërdarje.

Ndoshta dikush tjetër merr mësim nga këto gjëra, andaj i lumtur është ai që merr mësim nga të tjerët.

Muslimanët duhet të largohen dhe distancohen nga këto festime në raste martese etj, sepse shumë të këqia bëhen në to, si për shembull dalja e grave nga shtëpitë e tyre të ç’veshura, të zbukuruara dhe përzierja e tyre me gra të tjera që nuk kanë turp. Dikush që është zemërlig – sidomos prej burrave – ndoshta mund t’i lakmojë nëse përzihen apo nëse i afrohen grave, siç ndodh në hotelet që drejtohen nga burrat. Këtyre tubimeve të pakontrolluara, shtoji edhe dëfrimin, zbavitjen, hutimin dhe shkujdesjen ndaj namazit. Në këto tubime ndoshta ka edhe vegla muzikore dhe këngëtarë. Të gjitha këto të këqia ndikojnë tek morali dhe sjellja. Është e pamundur që njeriu të kthehet në shtëpinë e tij dhe të dalë i shpëtuar nga e keqja e këtyre që përmendëm. Shto edhe pasuritë e shumta që shpenzohen dhe shpërdorohen. Allahu i Lartësuar thotë:

إِنَّ الْمُبَذِّرِينَ كَانُوا إِخْوَانَ الشَّيَاطِينِ

“Me të vërtetë, shpërdoruesit janë vëllezër të Shejtanit.” El Isra 27.

Muslimani e ka për detyrë që të ruajë dhe mbrojë fenë, nderin dhe pasurinë tij. Nëse ka ndonjë rast martese, atëherë le të bëhet në shtëpinë e personit që ka gëzimin, apo në shtëpinë e një të afërmi të tij. Le të bëhet gëzimi mes njerëzve të afërt të çiftit dhe fqinjëve, pa gjëra të ndaluara dhe të këqia. Tubimi i muslimanëve le të bëhet me dëlirësi, turp dhe nder.

Robër të Allahut! Ka njerëz që këto fatkeqësi të cilat ndodhin, i shpjegojnë si çështje normale, nuk i konsiderojnë dënim prej Allahut për shkak të gjynaheve të bëra. Për shembull, ata thotë se avioni apo makina është prishur për shkak të një problemi teknik, shtëpia u shemb për shkak të një problemi në projektim, zjarri u ndez për shkak të një problemi elektrik e kështu me rradhë, duke kërkuar shkaqe që mund të jenë apo mos të jenë të sakta, pa vështruar tek caktimi i Allahut për të, si dënim për kundërshtimin e urdhërit të Tij apo praktimit të një pune të ndaluar. Në këtë mënyrë, shumë njerëz nuk marrin mësim kur ndodhin fatkeqësitë. Allahu i Lartësuar thotë për tillë njerëz:

وَمَا أَرْسَلْنَا فِي قَرْيَةٍ مِّن نَّبِيٍّ إِلَّا أَخَذْنَا أَهْلَهَا بِالْبَأْسَاءِ وَالضَّرَّاءِ لَعَلَّهُمْ يَضَّرَّعُونَ (94) ثُمَّ بَدَّلْنَا مَكَانَ السَّيِّئَةِ الْحَسَنَةَ حَتَّىٰ عَفَوا وَّقَالُوا قَدْ مَسَّ آبَاءَنَا الضَّرَّاءُ وَالسَّرَّاءُ فَأَخَذْنَاهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (95)

“Sa herë që çonim të dërguar në ndonjë vendbanim, Ne i dënonim banorët e tij me skamje dhe sëmundje, në mënyrë që të përuleshin. Pastaj ua shndërronim fatkeqësinë në lulëzim. Por, kur shtoheshin e begatoheshin, ata thoshin: “Edhe etërit tanë i patën goditur hidhërimet e gëzimet”. Kështu që Ne i dënonim papritmas, pa e marrë vesh ata.” El Earaf 94-95.

Allahu i Lartësuar thotë se i ka dënuar me këtë gjë dhe me këtë tjetrën, që ata të përuleshin dhe ktheheshin tek Ai, mirëpo as kjo dhe as ajo tjetra nuk bënë dobi, nuk u ndalën as me këtë dhe as me atë, mirëpo thanë se: “Na goditën hidhërimet, gëzimet e më pas begatia, ashtu siç i ka goditur etërit tanë më përpara”. Koha herë është kështu dhe herë ashtu, pra nuk e kuptuan se çfarë i ka dërguar atyre Allahu.

Allahu i Lartësuar thotë:

فَأَخَذْنَاهُم بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ (95)

“Kështu që Ne i dënonim papritmas, pa e marrë vesh ata.” El Earaf 95.

D.m.th. kur ata nuk morën mësim dhe nuk u penduan, Allahu i dërgoi fatkeqësi të papritur, pa e marrë vesh. Vërtet çdo gjë e ka një shkak, mirëpo nuk duhet shikuar vetëm tek shkaku, por duhet shikuar edhe tek Allahu që i bërë ato si shkaqe. Nëse Allahu dëshiron një dënim, atëherë vendos shkaqe për të. Shkaqet janë lloj-lloj, ka prej tyre që janë të dukshme dhe ka prej tyre që nuk janë të tilla, mirëpo ato e bëjnë punën e tyre vetëm me urdhër dhe caktim të Allahut.

Allahu na mundësoftë ne dhe ju që të marrim mësim, të pendohemi dhe kthehemi tek Ai. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga shkujdesi dhe refuzimi. Them këto fjalë dhe kërkoj falje Allahut për mua dhe për ju.

 

Burimi: el Khutabul minberije 1/135-138.

Përktheu: Besmir Cacani