REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

KëshillaPendimiRuajtja nga gjynahet

Si t’i japim fund gjynaheve që bëhen në vetmi? – Shejh Arafat el Muhammedij

Allahu ju dhëntë mirësi shejh i nderuar! Pyetësi thotë: si t’i japim fund gjynaheve që bëhen në vetmi – jopublikisht?

Përgjigjja: këtij i them: kujtoje vdekjen! Nëse njeriu e kujton vdekjen, se ajo është pranë tij dhe mund të vdese në çfarëdo çasti, atëherë kjo do të jetë shkak dhe shtysë që të largohet nga gjynahu; kjo së pari.

Së dyti: kujtoje se Allahu të shikon! Mos mendo se Allahu nuk të shikon kur je i vetmuar Ai të shikon, ta dëgjon zërin, di çfarë ke thënë, çfarë do të thuash, di atë që nuk e ke thënë si do ta thoje po ta kishe thënë. Allahu i Lartësuar di çdo gjë që para se të të krijonte. Andaj, këtij i themi: ndoshta vdes në këtë gjynah, e mbyll këtë jetë me diçka të keqe, pastaj ringjallesh në Ditën e Kiametit duke e bërë atë gjynah.

Nëse e kujton mirë këtë gjë, atëherë do të jetë prej shkaqeve që ti të heqësh dorë prej këtij gjynahu, do të bejë të pranosh neglizhencën dhe gjynahun, pastaj t; kthehesh tek Allahu azze ue xhel-le. Allahu e do nga ti këtë gjë, e do që ti të pendohesh. Allahu e shtrin Dorën e Tij për gjynahqarin ditën dhe natën.

Kjo është këshilla ime për ty. Cila është këshilla ime? Është që të kujtosh vdekjen, se Allahu të shikon dhe se ndoshta vdes duke e bërë atë gjynah, duke e mbyllur këtë jetë me diçka të keqe.

Prej mirësisë dhe bujarisë së Allahut është se Ai e pranon pendimin. Shpejto të pendohesh, sepse po të vijë shpirti në fyt, apo të lindë Dielli nga perëndimi, nuk ka më pendim.

وَلَيْسَتِ التَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ السَّيِّئَاتِ حَتَّىٰ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ الْمَوْتُ قَالَ إِنِّي تُبْتُ الْآنَ وَلَا الَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ

“Nuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë.” En-Nisa’ 18.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani