REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Shirku dhe disa lloje të tij – Shejh Rabi’ el Medkhali

Shirku është të lusësh dikë tjetër veç Allahut bashkë me Allahun, të bësh kurban për dikë tjetër veç Allahut, të zotohesh për dikë tjetër veç Allahut, të kërkosh shpëtim nga dikush tjetër veç Allahut, të mbështetesh tek dikush tjetër veç Allahut, të duash dikë tjetër veç Allahut ashtu siç e do Allahun.

Këto gjëra nuk pranojnë asnjë grimcë ortakie.

E do Allahun, e do Pejgamberin dhe i do besimtarët, mirëpo dashuria që e ke për dikë nuk duhet të jetë si dashuria që ke për Allahun, sepse dashuria për Allahun është baza e Teuhidit.

Sa i përket dashurisë për Pejgamberin, për melekët dhe besimtarët, atëherë kjo është dashuri për hir të Allahut; kjo është tjetër gjë.

Është dashuria e Allahut, dashuria për hir të Allahut dhe dashuria bashkë me Allahun; kjo e fundit është dashuri shirku dhe kufri, që të duash dikë siç e do Allahun, ta marrësh për ortak të Allahut tebareke ue teala.

Është edhe një lloj i katërt i dashurisë që është ajo natyrale, kjo nuk është shirk, mirëpo nuk duhet tepruar në të. Këtu futet dashuria për fëmijën, për gruan, për pasurinë.

Dashuria për vëllaun (musliman) bën pjesë tek një lloj i tretë [tek dashuria për hir të Allahut].

Mbështetja (tevekkuli) duhet të jetë vetëm tek Allahu, asgjë nuk duhet bërë shirk Allahut.

Duaja (lutja) duhet të jetë vetëm për Allahun, jo për pejgamberët, as për melekët dhe për askënd prej tyre.

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّن يَدْعُو مِن دُونِ اللَّهِ مَن لَّا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَن دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ (5) وَإِذَا حُشِرَ النَّاسُ كَانُوا لَهُمْ أَعْدَاءً وَكَانُوا بِعِبَادَتِهِمْ كَافِرِينَ (6)

“Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?! Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” El Ahkaf: 5-6.

Ky ajet është shumë i drejtpërdrejtë se lutja e dikujt tjetër përveç Allahut është shirk dhe se është humbja më e madhe.

وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّن يَدْعُو مِن دُونِ اللَّهِ مَن لَّا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَن دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ (5)

“Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit?!” El Ahkaf: 5.

Nëse thërret dhe lutesh duke thënë “O i Dërguari i Allahut! O Xhibril! O Muhamed! O Ibrahim! O Bedevi! O Rifai!” Nëse i thërret një mijë vjet, derisa të bëhet Kiameti, pasha Allahun ata nuk do të përgjigjen ty, sepse nuk posedojnë për vetet e tyre ndonjë dëm apo dobi, as vdekje, as jetë dhe as ringjallje.

 

Burimi

 

Përktheu: Besmir Cacani