REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhShenjat e bidatçive dhe trajtimi i tyreTefsir

Shoqërimi me bidatçitë – Imam esh-Sheukani

وَإِذَا رَأَيْتَ الَّذِينَ يَخُوضُونَ فِي آيَاتِنَا فَأَعْرِضْ عَنْهُمْ

“Kur t’i shohësh ata të nënçmojnë shpalljet Tona, largohu prej tyre, derisa të kalojnë në bisedë tjetër!” El En’aam: 68.

Kjo Fjalë i është drejtuar Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe çdo personi që vlejnë për të. Kuptimi i ajetit është: nëse shikon ata të cilët nënçmojnë shpalljet Tona me përgenjështrim, refuzim dhe tallje, atëherë braktisi dhe mos u shoqëro me ta për të dëgjuar këtë të keqe të madhe, derisa ata të kalojnë në bisedë tjetër. Allahu i Lartësuar ka urdhëruar që të largohemi nga pjesëtarët e tubimeve ku nënçmohen shpalljet e Allahut, derisa të kalojnë në bisedë tjetër.

Ky ajet përmban një këshillë madhështore për ata që ia lejojnë (ia tolerojnë vetes) shoqërimin me bidatçitë, të cilët i shtrembërojnë Fjalët e Allahut, lodrojnë me Librin e Tij, lodrojnë me Sunetin e Pejgamberit të Tij dhe i kthejnë ato sipas epsheve të tyre të humbura dhe bidateve të tyre të prishura. Nëse njeriu nuk i refuzon dhe ndryshon gjendjen e tyre, atëherë më e pakta që duhet veprojë është braktisja e shoqërimit me ta. Kjo gjë është e lehtë dhe nuk është e vështirë për t’u bërë. Ndoshta prezenca e njeriut në mesin e tyre – edhe pse ky shoqërim mund të jetë i pastër nga hedhja e dyshimeve tek ai – mund të sjellë dyshime tek masa e gjerë e muslimanëve. Kështu, prezenca e njeriut në mesin e tyre sjell një dëm shtesë, [ndaj dëmit tjetër që është] dëgjimi i të këqija që ata kanë.

Vërtet kemi vërejtur nga këto tubime të mallkuara dëme të pallogaritshme. Jemi ngritur në mbrojtje të vërtetës dhe largimin e të kotës më çfarë kishim mundësi dhe aq sa kishim fuqi. Kush e njeh në mënyrë të duhur këtë Fe të pastër, e di se shoqërimi me bidatçitë ka më shumë dëme sesa shoqërimi me ata që i bëjnë gjynah Allahut, sidomos për atë person që nuk ka njohuri të thella rreth Kuranit dhe Sunetit. Ndoshta njeriu pajtohet (me bidatçitë) në gënjeshtrat dhe përçartjen e tyre të qartë, duke futur në zemrën e tij gjëra që është vështirë të “shërohen”, që është e vështirë të largohen. Ai vazhdon të veprojë gjatë gjithë jetës me to dhe takohet me Allahun me besimin se ajo gjë është e vërtetë, mirëpo realisht ajo prej të kotave më të mëdha dhe prej gjërave më të këqia.

 

Burimi: Fet’hul Kadijr

Përshtati: Besmir Cacani