Pyetja: nëse imami është duke mbajtur hytben dhe një person të jep selam e të zgjat dorën, çfarë gjykimi ka kjo gjë?
Përgjigjja: atij i bën me shenjë gjatë hutbes dhe ia zgjat dorën nëse ai ta zgjat, mirëpo pa folur, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka urdhëruar për heshtje duke thënë:
إذا قلت لصاحبك يوم الجمعة أنصت والإمام يخطب فقد لغوت
“Nëse i thua shokut tënd ‘hesht’ ditën e Xhuma ndërsa imami po mban hytbe, atëherë të ka ikur shpërblimi i xhumasë.” Muttefekun alejhi.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem e ka konsideruar urdhërimin për mirë gjatë hytbes si një veprim që të privon nga shpërblimi i xhumasë, e si qëndron çështja me fjalët tjera?!
Po ashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:
من مس الحصى فقد لغا
“Kush i prek gurët, atëherë i ka ikur shpërblimi i xhumasë.”
Muslimani gjatë xhumasë duhet të heshtë, duhet të përqëndrohet dhe mos të hutohet me guralecë apo diçka tjetër. Nëse ndokush i jep atij selam, le t’i bëjë me shenjë dhe mos të flasë. Nëse ky person i jep dorën pa folur, le t’i japë dorën pa problem, sikurse e thamë. Pas mbarimit të hytbes, këtij personi i mëson që kjo nuk duhet bërë, mirëpo ajo që është e ligjëruar të bëjë kur hyn në xhami dhe imami mban hytbe, është falja e dy rekateve tehijetul mesxhid. Asnjërit nuk i jep selam derisa të mbarojë hytbja.
E nëse teshtin (gjatë hytbes), e falenderon Allahun me vete pa e ngritur zërin.
Burimi: Mexhmu’ fataua ue makalat 12/410.
Përktheu: Besmir Cacani