REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Histori dhe biografi

A të këshilloj me ato që kam parë apo me ato që kam dëgjuar? – Imam Ibnul Xheuzij

Më kanë përcjellë se Mensuri i tha AbdurRahman ibnul Kasim ibën Muhamed ibën Ebu Bekës es-Siddikut: “Më këshillo!”

Tha: “A të këshilloj me ato që kam parë apo me ato që kam dëgjuar?”

“Me ato që ke parë” – iu përgjigj Mensuri.

Tha: “Umer ibën AbdulAzizi, Allahu e mëshiroftë, ka ndërruar jetë duke lënë njëmbëdhjetë fëmijë. Ai la shtatëmbëdhjetë dinarë; me pesë u qefinos, me dy dinarë ia blenë vendin për ta varrosur, ndërsa të tjerat iu shpërndanë fëmijëve të tij, duke marrë secili prej tyre nëntëmbëdhjetë dirhemë.

Hisham ibën AbdulMeliku ndërroi jetë duke lënë njëmbëdhjetë fëmijë. Secili prej fëmijëve të tij mori nga një milion dinarë si hise nga trashigimia.

Kam parë një nga fëmijët e Umer ibën AbulAzizit të japë sadaka një qind kuaj për xhihad në rrugë të Allahut në një ditë, ndërsa një nga fëmijët e Hishamit duke duke iu dhënë sadaka nga të tjerët.”

 

Burimi: Siratu ue menakibu Umer ibnu AbdilAziz fq 262, imam Ibnul Xheuzij.

Përktheu: Besmir Cacani