REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Grupacionet

Cilësitë dalluese të Hadadive – Shejh Rabi’ el Medkhali

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit

Lavdi Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, familjen e tij, shokët e tij dhe ata që e pasojnë.

Më pas:

Për shkak të fitnes që ka ndodhur mes të rinjve në Jemen, e cilat është zgjatur dhe përhapur derisa ka kaluar edhe në vende të tjera, shumë njerëz filluan të kërkojnë sqarimin e të vërtetës; kush është në të vërtetën, e kush në të gabuarën. Shkak i kësaj fitneje është se nxënësit e dijes në Jemen filluan të akuzojnë njëri-tjetrin për hadadi, andaj u detyrova ta sqaroj këtë menhexh, ndoshta kjo i sqaron nxënësit që dëshirojnë të vërtetën sesi të dallojnë mes menhexhit të Ehli Sunetit dhe atij hadadi.

Gjithashtu, kjo mbase ndihmon një farë mënyre që të shuhet kjo fitne, dhe premtojmë se do të vazhdojmë të sqarojmë edhe çështjet e tjera, duke iu përgjigjur kërsesave të vazhdueshme dhe përpjekur për t’i dhënë fund kësaj fitneje.

 

Menhexhi i hadadive

  • Ata i urrejnë dijetarët bashkëkohor të menhexhit Selefi, i nënçmojnë, i konsiderojnë injoranta, të devijuar dhe shpifin ndaj tyre, sidomos ndaj dijetarëve të Medines. Më pas, kaluan deri tek Ibën Tejmija, Ibën Kajimi dhe Ibën Ebil Izzi, komentuesit të “Tahavijes”. Hadaditë murmurojnë rreth tyre me qëllim që t’ia ulin pozitën dhe t’ia refuzojnë fjalët.
  • Ata bëjnë bidatçi çdo person që bie në bidat. Sipas tyre, Ibën Haxheri është më i keq dhe më i rrezikshëm se Sejid Kutubi.
  • Ata bëjnë bidatçi secilin që nuk e bën bidatçi personin që ka rënë në bidat, e armiqësojnë dhe e luftojnë. Për ta nuk mjafton të thuash: “Filani ka esharizëm” apo të thuash “eshari”, mirëpo duhet patjetër të thuash “bidatçi”, përndryshe të luftojnë, të bojkotojnë dhe të bëjnë bidatçi.
  • E bëjnë të ndaluar që të biesh rahmet ndaj bidatçive në mënyrë të pakushtëzuar. Sipas tyre, nuk ka dallim mes rafidiut, kaderiut, xhehmiut dhe mes një dijetari që ka rënë në një bidat.
  • E bëjnë bidatçi personin që bie rahmet për Ebu Hanifen, Sheukanin, Ibnul Xheuzin, Ibën Haxherin dhe Neveviun.
  • Armiqësojnë shumë ashpër selefitë, sado që të kenë kontribut në thirrjen Selefije dhe në mbrojtje të saj, sado të përpiqen në luftën ndaj bidatit, hizbijes dhe devijimeve. Ata përqendrohen [në luftë kundër] dijetarëve të Medines, pastaj kundër shejh Albanit Allahu e mëshiroftë, sepse është prej dijetarëve të mëdhenj të menehxhit Selefi, d.m.th. është prej dijetarëve më të ashpër në “shtypjen” e hizbive, bidatçive dhe fanatikëve. Njëri prej tyre e ka përgënjeshtruar Ibën Uthejminin në tubimin tim më shumë se dhjetë herë, andaj u zemërova shumë me të dhe e dëbova nga tubimi. Ata kanë shkruar libra për këtë gjë dhe kanë përhapur kaseta. Ata kanë përhapur propaganda kundër dijetarëve, i kanë mbushur librat, kasetat dhe propagandat e tyre me gënjeshtra dhe shpifje ndaj dijetarëve. Prej padrejtësive të Hadadit është se ka shkruar një libër në akuzë dhe prishje të imazhit të shejh Albanit, rreth katër qindë faqe me shkrim dore. Nëse botohet, mbase dalin një mijë faqe dhe e ka quajtur “el Khamis”, që do të thotë “ushtria e madhe” e përbërë nga ballorja, fundorja, mesi, pjesa e djathtë dhe ajo e majtë. Ai pretendonte se paralajmëronte nga Ikhuanul Musliminët, nga Sejid Kutubi dhe Xhuhejmanitë, mirëpo nuk kemi parë se ka shkruar diçka për ta; asnjë libërth të vogël [kundër tyre], e jo më një libër sikur “el Khamis”.
  • Ata e teprojnë me Hadadin dhe pretendojnë se është superior në dituri, në mënyrë që të vazhdojnë të hedhin poshtë dijetarët e mëdhenj dhe menhexhin Selefi. Ata i japin shejhut të tyre pozitën e imamit të padiskutueshëm, siç bëjnë pasuesit e atij që është goditur me çmendurinë e pozitës. Kanë thënë për filan dhe filan dijetar të madh: “Duhet të shkojnë të kërkojnë diturinë tek Ebu Abdullah el Hadadi dhe Ummu Abdullahi (gruaja e tij)”.
  • I lëshohen dijetarëve Selefi në Medine dhe të tjerëve duke i akuzuar për gënjeshtarë: filani është gënjeshtar, filani është gënjeshtar. Ata shfaqen me pamjen se e duan besnikërinë dhe përpiqen të jenë të tillë, e kur iu sqarua gënjeshtra e Hadadit me argumente dhe prova, atëherë Allahu e tregoi realitetin e tyre dhe çfarë poshtërsishë fshihnin, duke e shtuar përngjasimin me Hadadin dhe teprimin lidhur me të.
  • Dallohen me mallkim, ftohtësi me njerëzit dhe ekstremizëm, saqë i kanë kërcënuar selefitë se do t’i rrihnin, madje i kanë rrahur disa selefi.
  • Mallkojnë njerëz specifik, saqë disa e mallkojnë Ebu Hanifen, e disa të tjerë i bëjnë tekfir. Hadadi e shikon një fjalë të saktë apo të gabuar, pastaj e cilëson atë si “jofetari”, gjë e cila të lë të kuptosh se është një tekfirs i fshehur.
  • Mendjemadhësia dhe kokëfortësia që të shpien në refuzimin e të vërtetës, ashtu sikur bidatçitë ekstremë. Çdo gjë që dijetarët e Medines e paraqitën në sqarim të devijimeve të Hadadit nga menhexhi Selefi, ata e refuzuan. Me këto vepra të tyre, ata janë grupacioni më i poshtër dhe më i keq nga sjellja dhe hizbija.
  • Më së shumti i mvisheshin imam Ahmedit, e kur iu sqarua sesi Hadadi e kundërshtonte imam Ahmedin në qëndrimin ndaj bidatçive, e mohuan dhe e akuzuan personin që ia përkatësonte imam Ahmedit atë gjë. Hadadi ka thënë: “Nëse është e saktë kjo gjë nga imam Ahmedi, atëherë ne nuk e pasojmë”. Ata nuk e duan të vërtetën, as që e kërkojnë, mirëpo synojnë të bëjnë fitne dhe të përçajnë selefitë. Me gjithë këtë ekstrem të tyre, selefitë kanë parë tek disa prej tyre lidhje me hizbitë, e disa të tjerë lidhje me njerëzit e prishur gjatë kohës që i luftonin selefitë dhe i urrenin në formën më të ashpër. Hadaditë mbase fshehin shumë të këqija. Allahu e di më mirë se çfarë fshehin.

Nëse Ebul Haseni na e sqaron me argumente të qarta, se njerëzit që i ka akuzuar për hadadi cilësohen me këto cilësi, atëherë edhe ne do t’i gjykojmë si hadadi, madje do t’i qortojmë me shkrime, do të paralajmërojmë prej tyre dhe do t’i bashkangjesim me hadaditë pa përdëllim.

Nëse nuk është në gjendje ta bëjë këtë, atëherë duhet të pendohet tek Allahu azze ue xhel-le dhe ta bëjë publike këtë pendim, përndryshe nuk do të mungojë ndihma ynë për ta dhe për menhexhin Selefi në të cilin ecin; do të mbrojmë menhexhin dhe ata.

Selefitë besnikë duhet t’i ndihmojnë ata dhe menhexhin në të cilin ecin. Ata duhet të ndalojnë ata që i kanë bërë padrejtësi dhe i kanë bërë padrejtësi menhexhit të tyre. Ruhuni nga rënia e ndonjërit prej tyre në gabimet e hadadive, apo në disa gabime të tyre. Kjo është mënyra praktike për të dalluar besnikët nga gënjeshtarët, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

أَحَسِبَ النَّاسُ أَن يُتْرَكُوا أَن يَقُولُوا آمَنَّا وَهُمْ لَا يُفْتَنُونَ (2) وَلَقَدْ فَتَنَّا الَّذِينَ مِن قَبْلِهِمْ ۖ فَلَيَعْلَمَنَّ اللَّهُ الَّذِينَ صَدَقُوا وَلَيَعْلَمَنَّ الْكَاذِبِينَ

“Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që, Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë”.[1]

E lus Allahun Bujar, Zotin e Arshit madhështor, që t’i mbrojë të gjithë selefitë në çdo vend që janë, nga rënia në këtë sprovë, e veçanërisht ata në Jemen, atje ku është shfaqur Suneti i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem përmes menhexhit Selefi.

 

Shkroi

Rabi’ ibën Hadi el Medkhali

20/2/1422 h

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] El Ankebut 2-3.