REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Grupacionet

Dallimi midis Hadadizmit dhe Selefizmit – Shejh Rabi’ el Medkhali

Pyetja: cili është dallimi midis Hadadizmit dhe Selefizmit? Si mund të bëjmë dallim mes tyre?

Përgjigjja: dallimi midis tyre është se hadaditë i ka udhëhequr një njeri epsharak, që ka patur smirë, urrejtje dhe nënçmim për dijetarët. Jeta e tij – kur ishte në Egjipt dhe pa ardhur në Arabinë Saudite – njihet për akuzat dhe prishjen e imazhit të dijetarëve.

Kur erdhi në Rijad dhe qëndroi 7 vjet, ai nuk takoi as shejh Ibën Bazin, as Feuzanin, as Tuvejxhirin dhe askënd prej dijetarëve të Sunetit. Ai madje as që mori diturinë prej tyre, për shkak të mllefit të madh që kishte, mendjemadhësisë dhe kryelartësisë. Më pas, kur erdhi në Medine për qëllime të caktuara – që ishte nxitja e fitneve – erdhi si i kapur për fe, si i butë dhe i fshehur, deri kur mori tezkije nga dijetarët e Medines, e më pas filloi të grumbullonte mendjelehtët rreth tij. Pas një kohe, dijetarët e Medines kuptuan se po i kundërviheshin atyre dhe dijetarëve të tjerë të Arabisë Saudite, dijetarëve të Sunetit në çdo vend dhe jo vetëm në Arabinë Saudite; në çdo vend, madje edhe ndaj XhemilurRrahmanit nxorën akuza pas vdekjes së tij, Allahu e mëshiroftë, shpresojmë që të jetë prej shehidëve.

Ata janë kryengritje ndaj Ehli Sunetit dhe menhexhit të tyre. Ne i kemi këshilluar. Pasha Allahun i kam këshilluar, jam sjellur butë me ta, i kam dialoguar me edukatë duke shpresuar që të kthehen nga ajo rrugë – sepse nuk duam fitne pasha Allahun – mirëpo kundërshtuan dhe zgjodhën kryengritjen, fitnen dhe nisën që t’i akuzojnë dijetarët e Ehli Sunetit me fjalë të këqija si: ky është gënjeshtar, ky është i poshtër, ky kështu, e ky ashtu. Ata akuzuan Ibën Haxherin dhe Sheukanin duke e bërë rrugë për hedhjen e tyre poshtë. Ata i angazhuan selefitë me një angazhim të pa parë ndonjëherë.

Njëri prej selefive u nis për t’i debatuar dhe analizuar disa shkrime të Hadadit, mirëpo ai solli kaseta dhe libra, pastaj filloi të prishte librat e Ehli Sunetit, t’i nënçmonte, t’i luftonte dhe të hidhte akuza ndaj atyre.

Një djalosh, u ngrit dhe iu kundërpërgjigj Hadadit, e kjo kur ai akuzoi shejh Muhamed Eman (el Xhamin), shejh Salih es-Suhejmin, shejh Muhamed ibën Rabinë, shejh Rabi’ ibën Hadin dhe tha se shejh Rabi’ e kishte shkruar atë libër. Hadadi gënjeshtar betohej për Allahun se Rabi’ e ka shkruar librin!

Prej shenjave dalluese të tyre janë: gënjeshtra, padrejtësia, urrejtja e dijetarëve, përpjekja për t’i rrëzuar dijetarët, mëndjemadhësia dhe zhvlerësimi i dijetarëve. Disa prej tyre kanë thënë: “Filani dhe filani prej dijetarëve të mëdhenj, duhet të shkojmë tek gruaja e Hadadit dhe të ulen që të mësojnë tek ajo”. Kështu i nënçmonin dijetarët dhe i akuzonin me injorancë.

Andaj, kush i ka këto cilësi, atëherë ai është hadadi, pra ai që sulmon dhe akuzon dijetarët duke dashur t’i hedhë poshtë ata sipas metodës që përmenda, atëherë ai është hadadi.

Vazhdonin të gënjenin, të akuzonin e të akuzonin, andaj i sqaruam gënjeshtrat e shejhut të tyre, gabimet dhe devijimet e tija, mirëpo kjo ia shtoi atyre ekstremizmin. Të gjithë ata që i përngjasojnë atyre, kalon në teprim ndaj njerëzve, i refuzon argumentet e qarta dhe akuzon Ehli Sunetin, atëherë ai është hadadi, madje edhe më keq se hadaditë.

Tani është një grup në internet që ndjek metodën e hadadive. Në internet është një grup që e cilësojnë Ehli Sunetin se janë hadadi, ndërkohë që cilësitë e hadadive gjenden pikërisht tek ta, sikur: teprimi (ekstremi), gënjeshtra dhe refuzimi i të vërtetës, pra, e njëjta metodë e hadadive. Kuptojeni këtë gjë, mësojini mirë cilësitë e hadadive dhe këdo që e shikon me këto cilësi, le ta dini se ai është prej hadadive, ose i përngjason atyre, ose është edhe më keq se ata.

Besimtari duhet të respektojë fenë e tij, logjikën e tij, të respektojë këtë menhexh dhe po ashtu përkatësimin tek Selefizmi. Ai nuk duhet ta lërë logjikën e tij në duart e mendjelehtëve, sepse do lodrojnë me të, me fenë dhe me besimin e tij.

Besimtari nuk ia dorëzon fenë e tij askujt, kushdo qoftë ai. Jo pasha Allahun, askujt nuk ia dorëzon fenë, sado i madh të jetë ai, përveç të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Askujt nuk ia dorëzon fenë, sepse bindja e plotë është vetëm për Allahun, dashuria e plotë është vetëm për Allahun, të Dërguarin e Tij dhe për sahabët e tij të nderuar. Kjo, sepse e vërteta sillet nga është i Dërguari sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, po ashtu edhe sahabët; e vërteta sillet nga janë ata. Kurse për të tjerët nuk është kështu, sepse ata ia qëllojnë, por edhe gabojnë.

Teprimi (ekstremi) në fenë e Allahut është prej cilësive më të urryera, po ashtu dhe teprimi me njerëzit është prej cilësive më të urryera. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Mos e teproni me mua siç bënë të krishterët me Isain, birin e Merjemes”. Nëse i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk e lejon që të teprohet me të, si mund të teprohet me njerëz të ultë, Allahu na ruajtë. E fryjnë personin e ultë duke e bërë gjigand, kolos etj. Kjo është gënjeshtër ndaj Allahut, është teprim me njerëzit, është teprim në fe, Allahu na ruajtë dhe na mbroftë prej këtyre cilësive.

Të tillë janë hadaditë në raport me teprimin me Hadadin; e ngritën ndërkohë që është vetëm një injorant, një dështak i padrejtë.

Më besoni o vëllezër! Thotë se ka 20 vjet që paralajmëron nga Ikhuanul Muslimët, nga Sejid Kutub etj, mirëpo nuk dimë ndonjë libër apo ndonjë kasetë në luftën kundra tyre, e sapo e “prekën” selefitë, iu lëshua si luan për të shkruar dhe përhapur kaseta. Hadadi shkroi kundra Albanit një libër me 400 faqe, të mbushur me gënjeshtra dhe padrejtësi, duke e quajtur “el Khamis”[1]; ballorja, pjesa mbrapa, e djathta, e majta dhe mesi!!

Në rregull, pse nuk ia lëshove këtë ushtri rafidive, pse nuk ia lëshove këtë ushtri Ikhuanul Musliminëve!? Ti thua se ke paralajmëruar prej tyre që para 20 vjetësh, pse nuk e drejton këtë ushtri të madhe kundët tyre!? Mirëpo ia drejton Albanit që është imami i Sunetit?!

Tani ka një sulm të ashpër. Albani nuk është më prezent, mirëpo tani sulmi i është drejtuar [dijetarëve] të tjerë. Këto janë cilësitë e Hadadive.

Tani është një grup – ata në internet – dhe janë sulur, kanë ushtri sikur ajo e Hadadit. Ata sulen me libra, me kaseta dhe me fjalë, ndërkohë që Ehli Sunetin e quajnë hadadi. Ma hodhi fajin dhe iku!

Ne i këshillojmë ata që të pendohen tek Allahu, të dorëzohen tek Ai, të nënshtrohen para Allahut, ta respektojnë këtë menhexh (menhexhin Selefi), të respektojnë mendjet e tyre, vetet e tyre, përndryshe do të kemi një fatkeqësi të re dhe më të keqe se ajo e Hadadive.

Gjithashtu prej cilësive të tyre është mos rënia rahmet. Nëse ti bie rahmet për Ibën Haxherin, Sheukanin dhe Neveviun, ata thonë: “Ti je bidatçi!” Nëse thua hafizi i hadithit, ata thonë: “Ti je bidatçi!” Nëse thua kanë Esharizëm, ata thonë: “Patjetër duhet të thuash se janë bidatçi, e nëse nuk e thua, atëherë edhe ti je bidatçi”.

I kemi thënë: Nëse themi Esharij, kjo do të thotë se ka bidate, njeriu duhet të flasë me edukatë, jo patjetër duhet të thotë se është bidatçi.

Unë ju lexoj juve disa biografi të shkruara nga Buhariu, ai përmend Xhabir el Xha’fij apo të tjerë, mirëpo nuk thotë për ta bidatçi. Buhari e di që ai është rafidi dhe përsëri nuk i thotë bidatçi, sepse kjo nuk është e domosdoshme. Ti sqaroje gabimin e tij, si këshillë për njerëzit, mirëpo nuk është e domosdoshme të thuash ai është bidatçi, apo dikush tjetër është bidatçi. Hadaditë përsëri refuzuan.

Më kanë telefonuar njëherë disa njerëz nga qyteti Ebha dhe më thanë: “Çfarë thua për Ibën Haxherin?” I them: “Ka Esharizëm”. Ai më thotë mua: “Jo, ti je i devijuar, duhet patjetër të thuash bidatçi”.

Kanë edhe gjëra të tjera, por nuk më kujtohen. Kush do t’i përngjasojë, do t’ia tregojmë cilat janë cilësitë e tyre, kush janë hadaditë, cilat janë parimet dhe qëllimet e tyre. Do t’i sqarojmë këto. Allahu ju begatoftë!

 

Data e kësaj pyetjeje është më 13/2/1423 hixhri.

Burimi

Përktheu: Idriz Manushi

_______________________

[1] Me këtë fjalë, në gjuhën arabe kihet për qëllim ushtria e madhe. Pra, Hadadi librin e tij e ka krahasuar me një ushtri të madhe që e ka lëshuar kundër shejh Albanit, Allahu e mëshiroftë. (shp)