REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Aktuale

Fjalë orientuese rreth virusit Korona – Shejh Ubejd el Xhabiri

Pyetësi: kjo epidemi në të cilën po kalon njerëzimi dhe të gjithë janë të obliguar të qëndrojnë në shtëpi, mirëpo disa mendojnë se janë me pushime dhe del e shëtit andej këndej me moskokëçarje, ndërsa të tjerë i ka kapur frika dhe dëshpërimi nga lajmet e shumta rreth këtij virusi. Nëse keni ndonjë fjalë orientuese, Allahu ju dhëntë mirësi!

 

Shejhu:

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Lavdi Allahut, Zotit të krijesave, salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Nga Ubejd ibën Abdullah ibën Sulejman el Hamdani el Xhabiri, es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!

Me të vërtetë kjo epidemi është ushtri prej ushtrive të Allahut xhel-le ue ala, me të cilën godet kë dëshiron dhe lë kë dëshiron pa goditur. Patjetër duhet kthyer tek Allahu xhel-le ue ala, patjetër duhet kërkuar nga Allahu që ta largojë këtë fatkeqësi, ta largojë këtë hall që i ka goditur muslimanët në përgjithësi dhe veçanërisht të tjerët në gjitha vendet.

Është për detyrë kthimi tek Allahu subhanehu ue teala. Kush është gjynahqar, e këshillojmë të pendohet tek Allahu subhanehu ue teala, sepse Allahu.. siç ka thënë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, më duket e transmeton Tirmidhiu: “Me të vërtetë Allahu e pranon pendimin e njeriut përderisa nuk i bën shpirti gargarë.” Gargara është ushtima e shpirtit në fyt. D.m.th. nëse shpirti arrin në fyt dhe njeriu shikon melekun e vdekjes, në atë çast nuk ka më pendim. I këshilloj të gjithë muslimanët dhe pasuesit e Sunetit në veçanti që të pendohen tek Allahu subhanehu ue teala, para se shpirtat të bëjnë gargarë në fyte.

Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu!

Diktoi: Ubejd ibën Abdullah ibën Sulejman el Hamdani el Xhabiri pas iqindisë së ditës së martë, më njëzet e nëntë të muajit Rexheb, vitin 1441 h.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi mbi Pejgamberin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani