REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AgjërimiFikh

A prishet agjërimi nëse e vjellura rikthehet në mënyrë të pavullnetshme? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: gjatë Ramazanit të kaluar kam patur një dështim të veshkave (insufiçensë renale) dhe lavdi Allahut kam agjëruar. Mirëpo, gjatë disa ditëve më vinte një e vjellur e rëndë, deri në atë pikë sa e vjellura më kthehej në gojë përsëri. Pyetja ime është: a e kam agjërimin e saktë apo jo?

Përgjigja: agjërimi i këtij pyetësi është i saktë, sepse kjo e vjellur është e pavullnetshme, ndërkohë që ju e dëgjuat se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kë e mund e vjella, ai nuk e ka për obligim të kompensojë.”

Nëse diçka nga e vjellura i rikthehet në gojë pa vullnetin e njeriut, atëherë nuk ka asgjë për të, sepse prej kushteve që kanë gjërat që e prishin agjërimin, është që ato të bëhen me qëllim (me vullnet).

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani