REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Aktuale

Karantina – Shejhul Islam Ibën Tejmije

Lebrozëve nuk i lejohet që të përzihen me njerëzit në përgjithësi, as përzierja me ndonjërin në veçanti, përveçse me leje të njerëzve. Prijësit duhet të ndalojnë që njerëzit të përzihen me ta, madje lebrozët duhet të qëndrojnë në një vend të veçantë për ta, apo diçka e ngjashme, siç ka ardhur në Sunetin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, në sunetin e halifëve të tij dhe siç kanë thënë dijetarët. Nëse prijësi nuk e bën, apo nëse lebrozi nuk e bën këtë gjë, atëherë ai merr gjynah. Nëse këmbëngul në braktisjen e obligimit duke patur dije, atëherë bën fisk (gjynah të madh).

 

Burimi: el Mustedrak ala mexhmuatil fetaua 5/119.

Përktheu: Besmir Cacani