REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Kujdes nga disa fjalë shirku! – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: gjenden fjalë shirku të përhapura, si p.sh. ata që thonë: “Kur erdhi filani na erdh shiu”, a konsiderohet kjo prej shirkut të madh apo të vogël?

Përgjigjja: thotë: nëse bie shi dhe kjo përkon me ardhjen e një personi tjetër, atëherë disa njerëz thonë: “Kur na erdhi (filani) na erdhi shiu”, duke e bërë ardhjen e filanit shkak të rënies së shiut. Kjo është gënjeshtër. Ku e di ai, se Allahu e ka zbritur shiun për shkak të tij?!

Ky ka folur pa dituri ndaj Allahut dhe është prej llojeve të shirkut, sepse e ka përkatësuar diçka tek një shkak i panjohur, andaj ai duhet të pendohet tek Allahu dhe mos t’i kthehet.

Pyetësi: a është kjo prej shirkut të madh apo të vogël?

Shejhu: jo, jo, nuk është prej shirkut të madh, sepse nuk ka thënë: “Ky burrë na e ka sjellë shiun.”

 

Burimi: Likaul bab el meftuh 168.

Përktheu: Besmir Cacani