Kërkimi i diturisë është adhurim, të punuarit me diturinë është adhurim, kërkimi i të vërtetës është adhurim, thirrja e njerëzve për tek e vërteta është adhurim dhe të gjitha këto janë prej adhurimeve.
Të pyesësh rreth të vërtetës kur ndodh një rast i jashtzakonshëm, apo kur ndodh një fitne dhe kërkon që të largohesh dhe të shpëtosh prej saj, çfarë është?! Kjo është prej adhurimit.
Të qendrosh me orientimet e dijetarëve të Sunetit dhe të kapesh për to me dhëmballë, çfarë është?! Kjo është prej adhurimit, sepse ata janë trashigimatarët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe, sepse ndaj tyre kemi obligime siç kemi obligime ndaj trashigimlënësit të tyre sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Dijetarët nuk janë të pagabueshëm, mirëpo ata duhen nderuar, duhen respektuar, duhet të merren dhe të qendrohet me fjalët e tyre të cilat përmbajnë përvojë dhe dituri.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani