REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

MenhexhTekfiri dhe terrorizmi

Raportimi i havarixhëve tek autoritet e shtetit mosbesimtar – Shejh Ubejd el Xhabiri

Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi! Ky pyetës thotë: shejhu ynë! A i lejohet muslimanit në vendet mosbesimtare, të raportojë autoritetet mosbesimtare për havarixhët të cilët duan të shkojnë në Siri apo Irak për luftë? Apo kjo konsiderohet prej miqësimit me mosbesimtarët, që bën pjesë tek anullueset e Islamit? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja: në fillim: xhihadi që aludove, është dy llojesh:

I pari: ndihmimi i kryengritësve, ky është xhihadi i demokracisë për demokraci, i kufrit për kufër, andaj vepra e tyre është e pavlerë.

I dyti: xhihadi i havarixhëve, i Nusra-s, ISIS-it etj, këta janë rrezik për muslimanët në vendet muslimane, janë rrezik për muslimanët në vendet jomuslimane dhe është shëmtim [i imazhit] të Islamit përpara mosbesimtarëve.

Tregues për këtë, është fakti se shumë prej muslimanëve, janë në vende mosbesimtare dhe mosbesimtarët i kanë strehuar, i kanë përgatitur atyre çdo mjet jetese, e megjithëkëtë, ata luftojnë, shpërthejnë, vrasin etj.

Sido që të jetë puna, nuk ka problem në raportimin e autoriteteve rreth tyre, për arsyet që përmendëm.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani