REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Gjykimi i urimit të vitit të ri Hixhri – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: në këto ditë, përhapen përmes mjeteve teknologjike, porositë për istigfar dhe pendim në fund të vitit Hixhri dhe urimi për vitin e ri?

Përgjigjja: të gjitha këto janë bidate. Nuk ka vit të ri. Kjo është diçka konvencionale dhe nuk është vit i ri. Çdo ditë mund të plotësosh një vit nga jeta jote; çdo ditë dhe çdo javë në varësi të ditëlindjes tënde. Kjo gjë nuk kufizohet me muajin el Muharrem, mirëpo është diçka konvencionale.

Umeri radijAllahu anhu ka marrë mendimin e sahabëve, sepse i vinin shkresat e punëtorëve të tij, të cilat nuk kishin datë dhe nuk dihej se kur ishin shkruar, andaj ka marrë mendimin e sahabëve. Kalendari Gregorian ka qenë prezent, mirëpo ata nuk donin të përngjasonin me çifutët dhe të krishterët, andaj mendimet e tyre u pajtuan që të datonin me Hixhretin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, sepse është ngjarja më e rëndësishme në Islam, kështu që e bënë fillim për datën Hixhri; për dobi dhe për nevojë.

Viti Hixhri nuk veçohet me ndonjë urim, apo me ndonjë lutje, sepse kjo gjë nuk ka ardhur (në Islam), mërpo është bidat.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani