REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhKurbani

Një kurban mjafton për familjen e një shtëpie – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyet për një kurban: a mjafton dhe a e shlyen për mua dhe për babanë tim? Duke patur parasysh se unë jam i martuar dhe kam familje, natyrisht edhe babai gjithashtu?

Përgjigjja: nëse jeni në një shtëpi, atëherë një kurban mjafton për të dy; Suneti është që të bëhet për vete, për babanë tënd, për gratë dhe fëmijët tuaj. E nëse je në shtëpi veç dhe babai në shtëpi veç, atëherë Suneti është që secili të bëjë kurban për veten dhe familjen e tij; sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem bënte kurban dy deshë, bënte kurban dy deshë të majmë, njërin për vete dhe familjen e tij, ndërsa tjetrin për umetin e Muhamedit alejhis-salatu ues-selam.

Pra, nëse je veç dhe babai veç, Suneti është që të bëjë kurban secili për veten dhe familjen e tij, e nëse jeni në një shtëpi dhe jeni bashkë, atëherë mjafton një.

Nëse bëni më shumë se një kurban, ska problem, çështja është e gjerë. Ebu Ejub el Ensarij radijAllahu anhu, sahabiu i nderuar, ka thënë: “Bënim kurban në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, bënim kurban një dele dhe burri e bënte për veten dhe familjen e tij.”

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani