REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Kërkimi i diturisëKëshilla

Me çfarë arrihet sinqeriteti në kërkimin e dijes? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Nëse na pyet dikush se me çfarë arrihet sinqeriteti në kërkimin e dijes, i themi: Sinqeriteti arrihet me disa gjëra:

 

1- Të kesh qëllim zbatimin e urdhërit të Allahut të Lartësuar, sepse vetë Allahu ka urdhëruar për këtë:

فَاعْلَمْ أَنَّهُ لَا إِلَٰهَ إِلَّا اللَّهُ وَاسْتَغْفِرْ لِذَنبِكَ

“Pra dije! Se nuk të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, pastaj kërko falje për gjynahun tënd.” (Muhammed 19).

 

Allahu subhanehu ue teala ka nxitur për dituri. Nxitja për diçka rrjedhimisht tregon se duhet ta duash, të kënaqesh dhe të veprosh me të.

 

2- Të kesh qëllim ruajtjen e sheriatit të Allahut. Sepse ruajtja e sheriatit të Allahut bëhet me dituri (mësim); ruajtje në gjokse dhe gjithashtu me të shkruar, si p.sh. me shkrim librash.

 

3- Të kesh qëllim pacënueshmërinë e sheriatit dhe mbrojtjen e tij. Sepse sikur të mos ishin dijetarët, sheriati do cënohej dhe nuk do t’a mbronte askush. Për këtë gjejmë shembull shejhun e islamit Ibën Tejmijen dhe gjithashtu dijetarët e tjerë që u përballën me njerëzit e bidatit dhe sqaruan të kotën e shpikjes së tyre. Pamë se ata vërtet arritën mirësi të madhe me këtë gjë.

 

4- Të kesh qëllim pasimin e sheriatit të Muhamedit sal-lAllahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem. Sepse ti nuk mund t’a pasosh sheriatin e tij derisa ta mësosh atë.

 

Këto janë katër pika, që të gjitha këto i përmban fjala jonë se është i obligueshëm sinqeriteti ndaj Allahut në kërkimin e diturisë.

 

Burimi: Sherhu hiljeti talibil-ilm

Përktheu: Jusuf Kapidani