Pyetja: a më lejohet shijimi i kripës kur jam agjërueshëm pa e kaluar në fyt, por vetëm me majë të gjuhës? Shpresoj të më jepni përgjigje për këto dy pyetje, Allahu ju dhëntë shëndet!
Përgjigja: nuk ka problem! Për gruan nuk ka problem që ta shijojë ushqimin, apo ta bëjë burri kuzhinier; nuk ka problem që ta provojë a është i kripur, a është i mirë, e më pas ta nxjerrë pa e kapërdirë. Mirëpo e shijon dhe e nxjerr, për këtë nuk ka problem, qoftë për gruan apo për burrin kuzhinier. Lavdi Allahut nuk ka problem në këtë gjë.
Përktheu: Besmir Cacani