Pyetja: çfarë gjykimi ka vajtja në dasmat që përmbajnë disa kundravajtje fetare, sikur gratë që këndojnë duke i rënë dajres, që veshin rroba të papërshtatshme dhe kundravajtje të ngjashme?
Përgjigjja: vajtja apo përgjigjja e ftesës së dasmave, nëse ato celebrime apo dasma përmbajnë kundravajtje, atëherë vajtja tek to nuk është e lejuar, përveç në rastin e atij që e ka të mundur t’i largojë ato kundravajtje. Kush e ka të mundur që t’i largojë kundravajtjet, atëherë e ka për detyrë të shkojë dhe t’i kundërshtojë ato. Kurse në rastin e atij që nuk e ka të mundur largimin e kundravajtjeve, atëherë nuk i lejohet vajtja tek ato celebrime dhe nuk i lejohet përgjigjja e ftesës, sepse janë ftesa për të dëshmuar dhe prezantuar kundravajtjet.
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani