REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Akide • Besime të gabuara

Gjykimi i përshkrimit të Xhenetit dhe Zjarrit me anë të vizatimeve – Grup dijetarësh

Shejh Muhamed el Uthejmin

 

Pyetja: çfarë gjykimi ka vizatimi i një kopshti sikur është duke përshkruar Xhenetin, po ashtu të një zjarri sikur është duke përshkruar Zjarrin?

Përgjigjja: kjo nuk lejohet, sepse nuk e dimë pamjen e Xhenetit. Allahu azze ue xhel-le thotë:

فَلَا تَعْلَمُ نَفْسٌ مَّا أُخْفِيَ لَهُم مِّن قُرَّةِ أَعْيُنٍ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” Es-Sexhde: 17. Po ashtu, nuk e dimë pamjen e Zjarrit. Zjarri është gjashtëdhjetë e nëntë herë më i fuqishëm se zjarri i kësaj bote, duke përfshirë gjithë zjarrin e kësaj bote, siç është fuqia e zjarrit të gaztë apo të tjera që janë më të fuqishme. A mundet që dikush ta përshkruajë pamjen e Zjarrit? Askush nuk mund ta bëjë.

Andaj, përcillja atij që e bën këtë gjë se është e ndaluar!

Fatkeqësisht, njerëzit kanë filluar t’i bëjnë punët e Botës Tjetër sikur të jenë konkrete dhe të dukshme.

Kam parë një letër në të cilën kishte disa katrorë në këtë formë: një katror ku shkruhej ‘vdekja’, një vijë, pastaj një katror tjetër ku shkruhej ‘varri’, një vijë, pastaj një katror tjetër ku shkruhej ‘kiameti’ dhe në këtë formë. Me anë të katrorëve dhe vijave sikur po përshkruante çfarë vjen pas vdekjes; ky është guxim i madh.

Po ti ku e di që kjo vjen pas asaj?! Ne e dimë se varri vjen pas jetës së dynjasë, ringjallja pas varrit, mirëpo detajet se çfarë bëhet në Ditën e Kiametit si llogaridhënia, peshoret dhe të tjerat; cili është ai që ia di renditjen?

Ky është guxim i madh dhe e çuditshme është se kjo letër shpërndahet. Kjo është prej letrave që tani shpërndahet në mesin e njerëzve dhe bën pjesë tek letrat e trilluara ndaj Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, andaj duhet ruajtur dhe paralajmëruar nga këto letra.

Burimi

 

Shejh Salih el Feuzan

 

Pyetja: shikojmë disa reklama mbi kapakët e kasetave të disa thirrësve, vizatime të lumenjve dhe bahçeve nëse flitet për Xhenetin, apo vizatojnë një hije me pretendimin se përshkruhet hija e shejtanit nëse flitet për të keqen. A janë të lejuara këto gjëra?

Përgjigjja: jo! Këto nuk janë të lejuara! Këto [pretendojnë se] tregojnë të fshehtat që vetëm Allahu i di. Vetëm Allahu e di Xhenetin. Vetëm Allahu e di Zjarrin. Andaj, nuk lejohet që ato të vizatohet Zjarri, apo Xheneti, apo Sirati mbi letra. Kjo gjë është prej injorancës.

Burimi

 

Përktheu: Besmir Cacani