REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Të ndryshme

Gjykimi i veshjes së shalleve për shami – Shejh Muhamed Nasirudin Albani

Pyetësi: çfarë gjykimi ka veshja e shallit (për shami)?

Shejhu: shalli nuk mjafton, mirëpo duhet të jetë shami që e mbulon të gjithë kokën dhe fytin. Shalli nuk i plotë dhe mbulimi i tij nuk është i mjaftueshëm.

Pyetësi: mbulimi a duhet të përfshijë edhe shpatullat?

Shejhu: po! Kjo është mbulesa (khimari). Mbulesa ka për tipar se është i gjerë, i mjaftueshëm, mbulon kokën dhe shpatullat. Kur themi se ‘mbulon fytin’, kjo do të thotë se mbulon fytin dhe shpatullat, sepse është i gjerë. Sa i përket shallit, ne shikojmë shpesh se grave u duket qafa për shkak të shallit, ndërsa mbulesa (khimari) mbulon qafën bashkë me shpatullat. Allahu ka urdhëruar për këtë gjë dhe ka thënë:

وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَىٰ جُيُوبِهِنَّ

“Le t’i mbulojnë kraharoret me mbulesat e tyre (të kokës).” En-Nur:31.

Sa i përket shallit, ai bën pjesë tek gjysmë zgjidhjet, siç i thonë sot, mirëpo në Islam nuk ka gjysmë zgjidhje.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani