REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Fikh • Kurbani

Etika dhe disa dispozita të kurbanit – Grup dijetarësh

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit.

 

Gjykimi i Kurbanit

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë:

“O njerëz! Për çdo shtëpi, në çdo vit, bëhet një kurban!” Sahih Ibën Maxhe (nr.2550), hadith hasen.

Gjykimi i kurbanit është Sunnet i theksuar, i fortë dhe i ligjëruar për burrat dhe gratë. Kurbani mjafton të bëhet nga i pari i shtëpisë për të gjithë familjarët. Nëse i pari i shtëpisë është grua, kurbani mjafton për të gjithë familjarët e saj. Shejh AbdulAziz ibën Baz në “Mexhmu’ul fetaua” (18/38).

Gjykimi për kurbanin është Sunnet i theksuar, i fortë për atë që ka mundësi, kurbani i tij është për atë dhe për të gjithë familjarët. Shejh Ibën Uthejmin në “Mexhmu’ul Fetaua” (10/25).

 

Nëse dëshiron të therësh kurban, atëherë të kërkohen disa gjëra:

 

1. Ta therësh me thikë të mprehtë, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kur të therni bëjeni sa më mirë dhe le ta mprehë secili nga ju thikën e tij, që ta lehtësojë të therurën”. Transmeton Muslimi.

 

2. Mos e mpreh thikën duke e parë atë kurbani. Pra, mos e mpreh ndërsa gjëja e gjallë e shikon thikën. Pse?! Sepse kurbani friksohet. Ibën Abasi, transmeton se: “Një person e shtriu kurbanin dhe filloi të mprehë thikën para tij. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A do që ta vdesësh dy herë?! Sikur ta mprehje thikën përpara se ta shtrije!”. Sahih tergib ue terhib (2265).

 

3. Nuk e bën therjen ndërsa e shikon kurbani tjetër, sepse frikësohet. Nëse kurbani e shikon tjetrën të shtrirë duke u therur, frikësohet. Shejh Ibën Uthejmin në “Silsiletu likau shehri” (kaseta nr.44).

 

4. Si e ndan mishin e kurbanit ai që bën kurbanin?

Sunneti për atë që bën kurban është që të hajë vetë prej tij, të dhurojë prej tij të afërmëve, komshinjve, dhe një pjesë e nxjerr sadaka. Shejh AbdulAziz ibën Baz në “Mexhmu’ul fetaua” (38/18).

 

5. Marrja borxh për të bërë kurban.

I varfëri i cili nuk ka pasuri për të bërë kurban në kohën kur është festa Kurban Bajramit, mirëpo ka si të ardhura rrogën mujore dhe, e shlyen borxhin kur të marrë rrogën, atëherë mund të marrë borxh dhe të bëjë kurban si të gjithë. Ndërsa, kur e di se s’mund ta shlyejë shpejt borxhin që e merr, atëherë s’është e pëlqyeshme që të marrë borxh, sepse në këtë rast ngarkohet me detyrim pa qenë e nevojshme. Shejh Ibën Uthejmin në “Mexhmu’ul fetaua” (25/110).

 

Përgatiti dhe përktheu: Idris Manushi