REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Aktuale

Gjykimi i protestave – Shejh AdulAziz ibën Baz

Pyetja: a konsiderohen protestat e burrave dhe grave kundër pushtetarëve  dhe prijësve metodë prej metodave të thirrjes? Dhe a konsiderohet dëshmor (shehid) ai që vdes në to?

Përgjigjja: nuk mendoj se protestat e grave dhe burrave janë prej zgjidhjeve, mirëpo mendoj se janë prej shkaqeve të trazirave (fitneve), prej të këqijave, prej padrejtësisë dhe cënimit të njerëzve mes veti pa të drejtë.

Mirëpo, prej metodave fetare janë shkrimi, këshilla, thirrja e njerëzve për tek e mira me rrugë paqësore dhe sipas rrugëve që ndjekin dijetarët, të cilat janë ndjekur nga shokët e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe pasuesve të tyre të mirë, me anë të shkrimit, bisedës me prijësin, telefonimin e tij dhe këshillës pa e thënë publikisht nëpër mimbere që [prijësi] ka bërë këtë dhe atë.

Allahu na ndihmoftë!

 

Shejh AdulAziz ibën Baz, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu ka thënë:

“Metoda e të keqes së dhunshme janë prej formave më të rrezikshme për refuzimin e të vërtetës dhe mospranimin e saj, apo për nxitjen e trazirave, padrejtësisë, armiqësisë dhe rrahjeve. Këtu bëjnë pjesë edhe protestat që veprohen nga disa njerëz, të cilat i shkaktojnë të këqija të mëdha thirrësve. Marshimet nëpër rrugë dhe brohoritjet nuk janë rruga e saktë për ndreqje dhe davet. Rruga e saktë janë takimet dhe shkrimet në formën më të mirë.

 

Burimi: el Fetaua esh-sher’ijeh fil kadaje el asrijeh fq. 181.

Përktheu: Besmir Cacani