Pyetja: pyet për babain e saj, dhe thotë: ai falet para ezanit, cila është këshilla juaj
Përgjigjja: nëse e di që muezini e vonon ezanin dhe koha ka hyrë, dhe ka arsye si i sëmurë p.sh. e nuk mundet të shkojë në xhami, atëherë le të falet.
Por, nëse falet pa e parë, nuk lejohet vetëm se pas ezanit.
Nëse një njeri është në një vend ku muezini e vonon për shkak të të nxehtit, dhe e di që është vonuar nga hyrja e kohës, pastaj falet përpara ezanit, nuk ka problem. Kjo, sepse njeriu duhet t’i njohë kohët, të matet dhe të mos nxitohet. Nëse i njeh vaktet dhe muezini vonohet për arsye të ndryshme apo mundet që në disa xhamia vonohen qëllimisht, dhe ai falet para ezanit sepse e di që koha hyri apo është praktika e muezinit.
Shkurtimisht: nëse e njeh kohën dhe muezini është vonuar, pastaj ai falet për shkak se është sëmurë, apo është grua që e njeh kohën, atëherë s’ka problem.
Por megjithatë, detyra jonë është durimi dhe mos nxitimi, derisa të dimë hyrjen e kohës ose derisa të dëgjojmë ezanin nga muezinët, sepse ata në përgjithësi zbatojnë kohën, pra në fillim të saj, prandaj s’ka vënd për nxitim. Duron pak sa të bëjë ezanin. Por, nëse supozojmë që një njeri në një vend të caktuar, i vonohet muezini dhe koha dihet që ka hyrë, atëherë falet para ezanit, kjo s’ka problem.
Burimi
Përktheu: Jusuf Kapidani