REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi i namazit ulur për të sëmurin – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: gjatë namazit nuk të qëndroj në këmbë për tu falë, andaj falem e ulur për shkak të sëmundjes në kokë, e cila më dhemb. Pyet për gjykimin e kësaj gjëje?

Përgjigjja: nëse i sëmuri nuk mund të qëndrojë në këmbë gjatë namazit, i lejohet të falet i ulur, e nëse nuk mund të falet i ulur, i lejohet të falet i shtritë një anë, e nëse nuk mund të falet i shtrirë një anë, atëherë falet i shtrirë në shpinë. Lavdi Allahut çështja është e gjerë. Allahu i Lartësuar thotë:

فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ

“Frikësohuni Allahut aq sa të mundeni!” et-Tegabun: 16.

Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i thotë Imran ibën Husajnit ndërsa ishte i sëmurë: “Falu në këmbë, e nëse nuk mundesh, atëherë falu i ulur, e nëse nuk mundesh, atëherë falu i shtrirë një anë, e nëse nuk mundesh, atëherë falu i shtrirë në shpinë!”

Ti o motër në Islam bën atë që ke mundësi të bësh! Nëse mund të falesh në këmbë, e bën, nëse e ke të pamundur për shkak të kokës, apo për shkak të pafuqisë që ke, falesh e ulur. Po ashtu, nëse nuk ke mundësi të ulesh, e fal namazin e shtrirë një anë dhe më e mirë është që të falesh në anën e djathtë. Nëse nuk mund të falesh në një anë, e fal namazin e shtrirë në shpinë, ndërsa këmbët i drejton nga Kibla. Kjo është çfarë ligjërohet!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani