Shejh i nderuar, pyetësi thotë:
I nderuar shejh! Është përcjellë nga ju se i keni dhënë fetva banorëve të Francës që të agjërojnë me banorët e Francës, edhe pse Komisioni Musliman (i Francës) nuk merr në konsideratë shikimin Sheriatik (të hënës), mirëpo merr në konsideratë llogaritjet astronomike? A është kjo gjë e saktë?
Përgjigjja: po! Ne themi: agjëroni me muslimanët në vendin tuaj dhe mos u përçani, qoftë në Francë apo në vende të tjera. Muslimanët e fillojnë dhe e mbarojnë agjërimin së bashku dhe nuk përçahen, për shkak të thënies së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:
صومكم يوم تصومون و الفطر يوم تفطرون
“Agjërimi juaj fillon ditën kur filloni agjërimin, mbarimi i agjërimit tuaj mbaron ditën kur të mbaroni agjërimin.” Pra, Pejgamberi ka nxitur për bashkim dhe ka ndaluar nga përçarja. Po!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani