REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Agjërimi • Fikh

A ndikojnë në saktësinë e agjërimit mbushja apo heqja e dhëmbëve? – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: nëse njeriu ka dhimbje të dhëmbëve, shkon tek dentisti dhe i bën pastrim të dhëmbëve, apo i bën mbushje apo e heq një prej dhëmbëve, a ndikon kjo gjë tek saktësia e agjërimit? Po sikur dentisti t’i bëjë gjilpërë për mpirjen e dhëmbit, a ndikon kjo gjë tek saktësia e agjërimit?

Përgjigjja: ato që u përmendën në pyetje nuk kanë ndikim në saktësinë e agjërimit, mirëpo janë gjëra pa problem në to. Ai duhet të ruhet nga gëlltitja e diçka prej ilaçeve apo gjakut. Sa i përket gjilpërës së përmendur, ajo nuk ndikon në saktësinë e agjërimit, sepse nuk e ka konceptin e ushqimit apo pijes, andaj agjërimi në origjinë është i saktë.

 

Burimi: Mexhmu’ fetaua ue makalat 15/259.

Përktheu: Besmir Cacani