REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Agjërimi • Fikh

Çfarë gjykimi ka për agjëruesin nëse gëlltit mbetjet e ushqimit që i kanë ngelur në gojë? – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetja: nëse agjëruesi gëlltit diçka nga mbetjet e ushqimit që ka në gojë, a e prishin agjërimin?

Përgjigjja: nëse e bën padashje, agjërimi i tij nuk prishet, po ashtu nëse e gëlltit duke menduar se nuk prishet agjërimi. Kurse, nëse e gëlltit me qëllim dhe duke e ditur se agjërimi prishet, atëherë ai është gjynahqar po të jetë agjërimi i obliguar dhe, atë ditë duhet ta kompesojë. Nëse agjërimi është vullnetar, atëherë nuk është gjynahqar, mirëpo ajo ditë agjërimi nuk është e saktë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani