Pyetja: Allahu ju dhëntë mirësi o shejhu ynë dhe ju begatoftë! Cili është qëndrimi i saktë o shejh lidhur me ata që dërgojnë fëmijët në Irak dhe Siri për t’iu bashkuar grupacioneve sikur ISIS apo të ngjashëm me to?
Përgjigja: pa dyshim që kjo është prej veprave të këqija, prej të cilave duhet ruajtur dhe të mos dërgohen fëmijët.
Pajtaj si na u bë shtet Islam ISIS?!!! Nga na doli ky shtet?!!!
Pastaj ky shtet, a e realizon Teuhidin? A i pengon njerëzit nga lutja e varreve? Kjo është një fitne që i është shfaqur njerëzve këto vitet e fundit. Pastaj si mblidhen?! Ai që përfiton nga ky i ashtu quajtur shtet Islam.. perëndimi dëshiron ta shëmtojnë Islamin me këto emërtime, me emërtimin shtet Islam. Si u formuar ky shtet?! Grupacione në Irak, Siri dhe atyre që rrijnë përreth tyre thanë ‘ky është shtet’. Ky është një grupim i prishur që nuk ka të mirë në të!
Burimi
Përktheu: Besmir Cacani