REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Marrja e diturisëMenhexh

Veprat janë ato që i japin tezkije njeriut – Shejh Abdullah el Buhari

Pyetja: a është me tezkije secili që ka prezantuar disa mësime tek disa dijetarë selefi?

Përgjigjja: këto pyetje nuk janë për t’u bërë, sepse veprat janë ato që i japin tezkije, qendrimi në Sunet pa luhatur, mbrojtja e Sunetit, kapja për të, thirrja drejt tij dhe realizimi i Sunetit me fjalë, vepra, punë dhe besim; kjo është ajo që i bën dobi, të qëndrojë me dijetarët e Sunetit të pastër, duke mos dalë apo kundërshtuar rrugën e tyre, duke mos i luftuar ata, etj. Kjo i jep tezkije.

Nëse këtyre që thamë i bashkohet tezkija e disa dijetarëve që ia njohin gjendjen e tij – sepse nganjëherë nuk është kështu – atëherë edhe nëse sjell tezkije dhe shkresa nga Toka deri në qiellin e shtatë, ndërsa veprat tuaja e kundërshtojnë të vërtetën dhe Sunetin, ato shkrime nuk të bëjnë dobi, as fletët, as shtirjet që i ke bërë për t’i mbledhur ato shkresa.

Çfarë i jep tezkije njeriut? Ia japin veprat.

Kjo nuk do të thotë kurrësesi të ulim vlerën e tezkijes dhe lëvdatës së dijetarëve, mirëpo nëse njeriut i jep tezkije dhe lëvdatë dikush nga pjesëtarët e Sunetit dhe dijetarët e Sunetit të pastër, atëherë duhet të jetë në gradën e tezkijes, të jetë meritor për të dhe besnik.

Nëse vjen tezkija, atëherë shumë mirë, e nëse nuk vjen, atëherë nuk mërzitet për këtë gjë. Allahu të begatoftë!

Kjo është pyetja që duhet të bësh! Gjysma e kuptimit merret nga pyetja, Allahu të begatoftë!

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani