REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Gjykimi i të folurit gjatë hytbes së xhumasë jashta xhamisë – Shejh Muhamed el Uthejmin

Pyetësi: nëse jam afër xhamisë dhe dëgjoj ligjëruesin në ditën e Xhuma që mban hytbe, ndërsa unë i flas gruas dhe fëmijëve gjatë hytbes së imamit, apo nëse jam afër xhamisë, jam rrugës dhe i jap selam njerëzve përreth meje dhe dua t’i jap selam, a më përfshin hadithi “kush flet, për të nuk ka xhuma”, dhe a ta përsëris namazin?

Përgjigja: sa i përket përsëritjes së namazit, ai nuk përsëritet, edhe sikur njeriu të flasë në mes të xhamisë ndërsa imami ligjëron. Namazi i tij është i saktë, mirëpo është i privuar prej shpërblimit, nuk i shkruhet shpërblimi i atij që hesht dhe nuk flet.

Sa i përket të folurit jashta xhamisë me familjen e tij, apo në rrugë, nëse e dëgjon hytben e imamit pas të cilit dëshiron të falet, atëherë kjo të folurit nuk i lejohet, sepse ai është imami i tij. E nëse dëgjon hytben e një xhamie tjetër, tek i cili po kalon dhe po mbahet hytbe, atëherë nuk ka problem të flasë dhe kjo nuk e dëmton, qoftë të folurit me familjen e tij apo në rrugë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani