REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

AkideBesime të gabuara

Disa njerëz thonë se devotshmëria është në zemër – Shejh Salih el Feuzan

Disa njerëz, nëse i ndalon nga një gjynah apo nga një e keqe të thotë se “devotshmëria është këtu (në zemër)”.

Nëse i thua “falu”, të thotë “hajt se devotshmëria është këtu (në zemër)”.

Po të ketë zemra devotshmëri, atëherë do të shfaqej ndikimi i saj tek veprat dhe gjymtyrët, mirëpo të thotë se “devotshmëria është këtu (në zemër)” dhe mos të ketë shfaqje të saj, mos të kryejë obligimet, të bëjë gjynahe, atëherë ky po gënjen dhe nuk ka devotshmëri në zemrën e tij.

ذَٰلِكَ وَمَن يُعَظِّمْ شَعَائِرَ اللَّهِ فَإِنَّهَا مِن تَقْوَى الْقُلُوبِ

“E kush i madhëron shenjtëritë e Allahut, atëherë kjo është prej devotshmërisë së zemrave”. El Haxh: 32.

Po të ketë zemra devotshmëri, atëherë do t’i madhëronte shenjtëritë e Allahut, do t’i kryente obligimet dhe do t’i linte gjynahet, sepse kjo është prej madhërimit të shenjtërive të Allahut. Nëse nuk i madhëron shenjtëritë e Allahut, atëherë kjo tregon se në zemrën e tij nuk ka devotshmëri.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani