REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

FikhNamazi

Çfarë bën ai që e zë namazin e Xhumasë në teshehud? – Shejh AbdulAziz ibën Baz

Pyetja: nëse namazliu e zë namazin e Xhumasë në teshehud, a e ka namazin e plotë, d.m.th. a e ka zënë namazin e Xhumasë? Apo bën nijet për namaz dreke dhe i fal katër rekate? Na jepni fetva, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigja: namazi i Xhumasë zihet me një rekat dhe kush nuk e zë një rekat të saj, atëherë e fal drekën, sepse Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e zë një rekat të namazit të Xhumasë, atëherë le t’i shtojë edhe një rekat tjetër.” Po ashtu, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: “Kush e zë një rekat të namazit, ai e ka zënë namazin.”

Nëse njeriu ka mbërritur në namazin e Xhumasë pas rukusë së dytë, nëse e zë në sexhden apo teshehudin e fundit, atëherë fal katër rekate; fal drekën dhe e fal me nijet të drekës. Për të nuk vlen namazi i Xhumasë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani