REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Çfarë gjykimi ka festimi i të ashtu quajturës “Festa e Nënës”? – Shejh Salih el Feuzan

Pyetja: çfarë gjykimi ka festimi i të ashtu quajturës “festa e nënës”?

Përgjigjja: nuk lejohet festimi! Muslimanët kanë vetëm dy festa; Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin, ku secila prej këtyre festave bëhet pas përfundimit të një prej shtyllave të Islamit. Fitër Bajrami bëhet pas përfundimit të shtyllës së agjërimit, ndërsa Kurban Bajrami bëhet pas përfundimit të shtyllës së haxhit. Vetëm këto dy festa, nuk ka festa të tjera; as për nënat, as për baballarët, as për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk ka festë për ditëlindjen e tij.

Mevludi (ditëlindja) e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk është i ligjëruar, ai është bidat. Nëse ditëlindja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem nuk festohet, si mund të festohet ditëlindja e një personi, apo i një njeriu të devotshëm, apo ditëlindja e një njeriu që e madhërojnë, apo ditëlindja e presidentit; kjo nuk lejohet! Ai që dëshiron t’i bëjë mirë nënës së tij, ai sillet mirë me të dhe nuk i cakton një festë. Kjo nuk i bën dobi asaj. Nëse dëshiron shpërblimin, atëherë sillesh mirë me nënën tënde kur është gjallë dhe kur të ndërrojë jetë.

 

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani