Pyetja 84: shejh i nderuar, mirëpo nëse vërtetohet dëmi i kapsulave, çfarë gjykimi kanë ato?
Përgjigjja: nëse vërtetohet dëmi i kapsulave, atëherë është e ditur se njeriut nuk i lejohet përdorimi i gjërave që është vërtetuar dëmi i tyre, sepse Allahu azze ue xhel-le thotë:
وَلَا تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
“Dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.”[1] Amër ibnul Asi është argumentuar me këtë ajet në momentin që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A u fale me shokët tuaj duke qenë xhunub?” Amri radijAllahu anhu ishte bërë xhunub në një natë të ftohtë, andaj mori tejemum dhe u fal me shokët e tij. Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem i tha: “A u fale me shokët tuaj duke qenë xhunub?” Amri tha: “O i Dërguari i Allahut! Mu kujtua fjala e Allahut të Lartësuar:
وَلَا تَقْتُلُوا أَنْفُسَكُمْ إِنَّ اللَّهَ كَانَ بِكُمْ رَحِيمًا
“Dhe mos e vritni veten (dhe njëri-tjetrin)! Vërtet, Allahu është i Mëshirshëm me ju.”[2] Kështu që Pejgamberi sal-lAllahu alejhi buzëqeshi apo qeshi dhe e miratoi Amrin.[3] Kjo tregon se çdo gjë që përbën dëm për trupin e njeriut, nuk është e lejuar të konsumohet (ta bëhet).
Burimi: Fik’hul ibdat
Përktheu: Besmir Cacani
________________________
[1] En-Nisa’ 29.
[2] En-Nisa’ 29.
[3] Transmeton Ebu Daudi, kitabu et-taharati, babu idhe khafel xhunubu el berde e jetejemmemu 334.