REVISTA ELEKTRONIKE MEDINA

Besime të gabuaraFestat e shpikura

Gjykimi i urimit të mosbesimtarëve me rastin e festave të tyre fetare – Shejh Salih el Feuzan

Lavdi Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

Më pas..

Janë shtuar bisedat rreth gjykimit që ka urimi i mosbesimtarëve me rastin e festave të tyre fetare nga ana e muslimanit, andaj e shikoj si detyrë që të sqaroj atë çfarë mendoj se është e drejtë lidhur me këtë çështje dhe them:

Nuk lejohet urimi i mosbesimtarëve për festat e tyre për shkak të kundravajtjeve të shumta që përmban ky veprim, ku prej tyre:

E para: ky është një lloj miqësimi me ta dhe ne jemi ndaluar që të miqësohemi me mosbesimtarët, sipas shumë argumenteve nga Libri dhe Suneti, siç është thënia e Tij:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لا تَتَّخِذُوا الْيَهُودَ وَالنَّصَارَى أَوْلِيَاءَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ وَمَنْ يَتَوَلَّهُمْ مِنْكُمْ فَإِنَّهُ مِنْهُمْ إِنَّ اللَّهَ لا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

“O besimtarë! Mos i bëni miq e mbrojtës çifutët dhe të krishterët! Ata janë mbrojtës të njëri-tjetrit. Kushdo prej jush që i bën ata miq, është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë keqbërësit.”[1]

Tek miqësimi i tyre bën pjesë edhe urimi; sepse është e ndërtuar mbi dashurinë e tyre dhe të fesë që kanë, e sepse atë që nuk e don, nuk e uron. Po ashtu Allahu i Lartësuar ka thënë:

لا تَجِدُ قَوْماً يُؤْمِنُونَ بِاللَّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ يُوَادُّونَ مَنْ حَادَّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ وَلَوْ كَانُوا آبَاءَهُمْ أَوْ أَبْنَاءَهُمْ أَوْ إِخْوَانَهُمْ أَوْ عَشِيرَتَهُمْ

“Nuk gjen njerëz, që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit, që të ushqejnë dashuri ndaj atyre, të cilët kundërshtojnë Allahun dhe të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit e tyre ose bijtë e tyre, ose vëllezërit e tyre, ose farefisi i tyre.”[2]

Nëse jemi ndaluar nga dashuria e të afërmve të cilët e kundërshtojnë Allahun, si qëndron puna për të tjerët?

E dyta: këto urime përmbajnë kënaqësi, miratim dhe nxitje për ato festa. Secila prej këtyre arsyeve është e mjaftueshme për ndalesën e urimit të tyre, e si pra kur këto arsye bashkohen të gjitha?

Përgjigja lidhur me dyshimet e atyre që e lejojnë këtë veprim:

  • Lidhur me thënien se muslimani është i detyruar që t’i urojë në rastin kur jeton apo mëson në mesin e mosbesimtarëve, themi:

E para: nuk është e lejuar që muslimani të jetojë në mesin e mosbesimtarëve, përveç në rast nevoje. Lejueshmëria e qëndrimit të tij mbaron atëherë kur mbaron nevoja. Të kapurit pas Fesë së Allahu, gjithashtu është kusht për lejimin e këtij qëndrimi.

E dyta: këta muslimanë nuk i ka detyruar ndonjëri që të qëndrojnë në ato vende që të thuhet “ky urim bëhet për domosdoshmëri dhe largimin e dëmit prej nesh”. Muslimani krenohet me Fenë e tij dhe nuk është lajkatar, përkundrazi ai thotë:

لَكُمْ دِينُكُمْ وَلِيَ دِينِ

“Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!”[3]

  • Sa i përket atyre që thonë: “Siç na urojnë ata neve për festat tona, po ashtu edhe ne i urojmë për festat e tyre; këtë e bëjmë si përgjigje ndaj të mirës së tyre”.

Themi: festat tona janë të vërteta, ndërsa festat e tyre –sidomos ato të shpikurat – janë të kota, kështu që as nuk i miratojmë dhe as që i urojmë ata.

  • Sa i përket argumentimit për lejueshmërinë e urimit të festave të tyre me thënien e Allahut të Lartësuar:

 

لا يَنْهَاكُمْ اللَّهُ عَنْ الَّذِينَ لَمْ يُقَاتِلُوكُمْ فِي الدِّينِ وَلَمْ يُخْرِجُوكُمْ مِنْ دِيَارِكُمْ أَنْ تَبَرُّوهُمْ وَتُقْسِطُوا إِلَيْهِمْ

 

“Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë dhe që nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja.”[4]

Themi: ky argumentim nuk është me vend, sepse këtu është për qëllim sjellja e mirë me ta për çështjet e lejuara, ndërsa urimi i festave që ata kanë, nuk është e lejuar, kështu që nuk ka mirësjellje në këtë pikë.

  • E sa i përket thënies: “Kjo bëhet për shkak të thirrjes në rrugë të Allahut”.

Themi: thirrja për tek Allahu nuk bëhet me ato gjëra që jemi ndaluar prej tyre, siç është miqësimi me ta, mirëpo bëhet me atë që ka ligjëruar Allahu.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamed, familjen dhe gjithë shokët e tij.

 

 

Shkruar nga: Salih ibën Feuzan el Feuzan

Anëtar i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj

17-02-1433

Burimi

Përktheu: Besmir Cacani

________________________

[1] El Maideh: 51.

[2] El Muxhadeleh: 22.

[3] El Kafirun: 6.

[4] El Mumtahineh: 8.